• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Sunday, September 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

I duket vetja si pasardhësi i tyre! Meta mesazh të koduar në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Kur cenohet sovraniteti, të frymëzohemi nga këta burra

June 11, 2020
in Aktualitet, Debat

Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh të koduar ditën e djeshme, teksa ka përkujtuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në 142 vjetorin e saj. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, presidenti Meta ka postuar një foto dhe ka dërguar një mesazh për politikën duke u shprehur se kur cenohet sovraniteti dhe se duhet të frymëzohemi nga burrat që bënë Lidhjen e Prizrenit.

“Në historinë e kombit tonë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shënon një nga ngjarjet më lapidare dhe frymëzuese për të gjitha kohërat, ku u shpalos dhe u lartësua identiteti kombëtar e europian i shqiptarëve, dhe u legjitimuan aspiratat për shtet-formim që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ndaj sot, në 142-vjetorin e krijimit të Lidhjes, ne kujtojmë me respekt e mirënjohje të jashtëzakonshme udhëheqësit vizionarë e legjendarë të saj, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin dhe të gjithë burrat e mençur dhe atdhetarë, të cilët sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të mbarë kombit tonë, nga rreziku shovinist dhe platformat e aneksimit të territoreve”, është shprehur presidenti Ilir Meta në postimin e tij në Facebook.

Mes të tjerash presidenti Ilir Meta është shprehur se fryma patriotike që këta burra na kanë lënë trashëgim duhet mbajtur gjallë. Qartazi presidenti ka bërë thirrje për rezistencë dhe mbrojtje të sovranitetit duke pretenduar se ky i fundit është në rrezik, kësisoj duke dërguar një mesazh për politikën. “Vizioni, fryma patriotike, dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë që na ka lënë trashëgim Lidhja Shqiptare e Prizrenit, mbeten një vepër e gjallë dhe frymëzim mbarëkombëtar, veçanërisht për rininë, sa herë kërcënohen sovraniteti, liria dhe pavarësia”, ka përmbyllur postimin e tij presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë ditën e djeshme presidenti Meta ka bërë disa takime, kur ndër to ka bërë dhe një vizitë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Vizitë e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. “Me familjen e dashur të Prof. Dr. Hamlet Bezhani dhe pedagogë të Gjuhëve të Huaja, nën hijen e ullirit të paqes, pemës simbol të jetës e mençurisë, të mbjellë nga Profesor Bezhani në oborrin e fakultetit”, ka shkruar Meta.

Next Post

Vihet në rrezik reforma zgjedhore, Rama nuk "bind" opozitarët e Parlamentit, skenarë për pazare kundër formulës amerikane

Pas 6 orësh seancë, ja çfarë vendosi Gjykata e Apelit për Saimir Tahirin

Deputetja e PD, Jozefina Topalli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nLawmaker Jozefina Topalli during a parliamentary session.

Çfarë po paralajmëron Jozefina Topalli? Ish-kryeparlamentarja ‘sulmon’ drejtpërdrejt Lulzim Bashën

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved