1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Ilir Meta drejt prangave, ja kush është prokurori i trajnuar nga amerikanët që ka qepur dosjet e “CEZ-DIA” dhe pastrimit të parave për ish-presidentin, shtatori muaj paniku

August 31, 2023
in Dosja X
        
 

Shumë krime e zullume ndaj shqiptarëve, me pasoja të rënda personale e kolektive, jetësore e pronësore, nuk janë ndëshkuar, mbasi, kryeprokurorë, prokurorë, kryegjyqtarë e gjyqtarë, kanë qenë “minj kanalesh” krimi e korrupsioni.

Por shteti i ri ligjor që po instalon SHBA, po kap “për veshi” të paprekshmit të zhytur në krime e korrupsion dhe bashkë me ta, familjarë të tyre e gjithë banditët e lidhur me ta për t’i çuar para ligjit, si prova e parë e nisjes së ndëshkimit krimit, në kupolën e politikës.

Prokurorët specialë nën patronazhin amerikan nuk tremben dhe janë gati të çojnë pas hekurave “pesha të rënda” që gjatë këtyre 30 viteve nuk iu ka hyrë gjemb në këmbë. Moti politik do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator pasi personazhe të njohur, në të majtë dhe të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë. Aktualisht në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndodhen dy dosje të bujshme dhe mjaft të “nxehta” për Ilir Metën.

Bëhet fjalë për dosjet e CEZ-DIA dhe pastrimit të parave të pista të cilat pritet t’i hanë kokën ish-presidentit, familjarëve të tij, dhjetëra zyrtarëve dhe disa ish-ministrave. Burime të gazetës “Sot” bëjnë me dije se hetimet janë drejt fundit dhe shumë shpejt priten rezultate. Por ajo që duhet theksuar është se ai që po kujdeset që të çojë Ilir Metën drejt burgut është një prokuror “i hekurt”, i trajnuar nga amerikanët. Dy dosjet janë në dorë të prokurorit të njohur Sotir Kllapi.

Zbardhen detajet e forta

Si fillim njeriu që ka hetuar dosje të tjera të bujshme, njëra prej të cilave është rihapur dhe është në fazë hetimi si CEZ-DIA, ku është përfshirë edhe ish-presidenti Meta, tregon se ky i fundit do ta ketë pisk punë dhe do të ketë telashe, pasi ka përballë një magjistrat që busull dhe kryefjalë ka vetëm ligjin.

Romeo Kara, ish-juristi i OSSH, i cili denoncoi aferat me privatizimin e këtij organi dhe një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA, në një intervistë të fundit për gazetën “SOT” paralajmëroi se së shpejti do të kemi lajme të bujshme në lidhje me këtë skandal, pasi Prokuroria e Posaçme do të fillojë me “prerjen e kokave”. Burime bëjnë me dije se dosja është qepur nga SPAK dhe në javët në vijim do të priten urdhër-arreste. “Peshku i madh”që rrezikon arrestimin është Ilir Meta, i cili u thirr për herë të parë më 22 shkurt të vitit 2023 brenda Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet për tre orë.

Sotir Kllapi thuhet se ka mbledhur të gjitha provat, të cilat tregojnë se Meta është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash, duke gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë gjatë kohës kur kreu aktual i partisë së Lirisë ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë “Berisha 2” gjatë viteve 2009-2011.

Paratë e pista

Përveç CEZ-DIA, Meta është në ankthin e prangave për pastrim parash. Letër-porositë e tjera të dërguara nga SPAK drejt vendeve të huaja duket se po e mbajnë nën ankth kreun e Partisë së Lirisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë përgjigjur së fundmi një letërporosie të përcjellë vitin e kaluar nga SPAK sa i takon dosjes së lobimit.

Dokumenti amerikan detyroi të gjithë kupolën e LSI që të zbarkojë një nga një në dyert e SPAK. Ndërkohë Meta është ende në ankth pasi të tjera prova tronditëse pritet të vijnë për strukturën-antikorrupsion. SPAK pret përgjigje nga Qipro, Austria dhe San Marino të cilat duhet të japin përgjigje për ndërhyrjet estetike disa milionëshe të denoncuara nga avokati Idajet Beqiri për familjen Meta.

Janë bashkuar disa kallëzime për Ilir Metën dhe të gjitha për pastrim parash që po hetohen nga prokurori Sotir Kllapi. Pra ky i fundit ka shtrirë hetimet në disa vende si në Qipro, Austri, Itali dhe në San Marino dhe të gjitha shërbejnë për të “qepur” mirë dosjen e Metës. Si do që të jetë vendimmarrja, Sotir Kllapi do të jetë në qendër të vëmendjes dhe një nga njerëzit që do të lakohen më shumë gjatë kësaj vjeshte dhe ndoshta edhe gjatë vitit 2024.

Ja kush është Sotir Kllapi

Po kush është Sotir Kllapi, njeriu që ka në dorë mundësinë historike për t’i dhënë goditjen e parë serioze korrupsionit në nivelet e larta dhe kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri?! Ai ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009. Fillimisht ka nisur punën si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më pas ka ushtruar funksionin e prokurorit në Fier dhe Durrës deri në vitin 2014. Nga viti 2014 deri në vitin 2020, Sotir Kllapi ka drejtuar Prokurorinë e Pogradecit. Ndaj Kllapit nuk është regjistruar asnjë masë disiplinore.

Gjatë karrierës, prokurori është vlerësuar shumë mirë prej Prokurorisë Durrës për vitet 2012-2013, është vlerësuar shumë mirë nga prokuroria Pogradec për vitet 2014, 2015 dhe 2016. Në maj të vitit 2020, Kllapi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në SPAK, duke u vlerësuar me 174 pikë, në krye të të gjithë kandidatëve, duke lënë pas Dritan Prençin, Vladimir Marën dhe Dorina Bejkon.

Trajnimet në SHBA dhe BE

Procesi i vlerësimit të kandidaturave kanë marrë pjesë përfaqësues të SHBA-BE. Pas emërimit në SPAK, Kllapi ka marrë pjesë në disa trajnime me ekspertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Prokurori Kllapi kaloi me sukses dhe me lehtësi procesin e vetingut në maj të vitit 2019. Kllapi u konfirmua në detyrë më 13 maj të vitit 2019, duke u vlerësuar pozitivisht në kriterin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Edhe pse është pjesë e organit të akuzës prej 13 vitesh, Sotir Kllapi nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme, të paktën deri në vitin 2018. Prokurori rezulton se ka jetuar me qira në Qytetin Studenti, duke lidhur një kontratë qiraje me Rezidencën Studentore Universitare Tiranë. Megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë zgjidhje do t’i japë dy dosjeve të Ilir Metës, e cila mund të jetë edhe dosja që do të shënjojë karrierën e tij.

Zhvillimet do të jenë përvëluese duke patur parasysh dhe sinjalet që vijnë nga kreu i PL, ku sapo SPAK njofton goditje, apo thellon hetimet, Ilir Meta lë çdo gjë që ka në dorë dhe shfaqet me urgjencë konferencave për shtyp për të nisur presionet ndaj drejtësisë.


        
 
Next Post

VIDEO/ Tentoi golin me finte në tokën greke, lojtari Kuq e zi humbet rastin e pastër ndaj AEK-ut të Athinës por do luaj në grupet e Champions

Arkëmorti me trupin e pajetë të Klajdi Bitrit u nxor sot nga dyert e morgut i mbuluar me flamurin shqiptar: Qindra qytetarë mes lotëve e duartrokitjeve e përcollën në udhëtimin e tij të fundit drejt atdheut

Ja kush janë oligarkët e Sali Berishës që kanë vënë pasuri marramendëse gjatë qeverisjes së Ramës, si shpërthyen bizneset e tyre në 10 vite pushte të PS

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com