• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ilir Meta intensifikon tentativat për të përçarë mazhorancën, konsultime me Ditmir Bushatin për krizën politike, kritikon sërish qeverinë

May 12, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Presidenti Ilir Meta duket se po intensifikon lëvizjet për të përçarë Partinë Socialiste. Prej kohësh, shumë emra që kanë dalë kundër kryeministrit janë përkrahur nga presidenti. Por ditët e fundit, Meta ka bërë një tjetër lëvizje të dyshimtë. Duke folur për mediat, ai është shprehur se ka pasur bisedime edhe me ish ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati sa i takon krizës politike. Bushati ditët e fundit ka dalë hapur kundër Ramës dhe fakti që Meta negocion me të, do të thotë se presidenti po promovon kritikët e Ramës.

Kështu ndodhi me Veliajn, Xhafajn dhe tani me Bushatin. Duke folur për mediat gjatë promovimit të librit të ish-presidentit Topi, Ilir Meta, deklaroi se mungesa e dialogut mes palëve politike cenon procesin e integrimit të vendit. Ai tha se kjo mungesë dialogu ka sjellë edhe këtë situatë jo funksionale të drejtësisë dhe theksin e vë te mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

“Kam komunikuar në vazhdimësi me kryeministrin apo ish-ministrin e Jashtëm për rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën në mënyrë të vazhdueshme dhe për domosdoshmërinë për të demonstruar se procesi i integrimit europian është një përgjegjësi e përbashkët dhe për ta konkretizuar me veprime të përbashkëta që menjëherë pas vendimit të Këshillit në qershorin e kaluar për të rivlerësuar çeljen e negociatave pas një viti.

Më vjen keq të them se mungesa e dialogut të brendshëm politik jo vetëm që cenon seriozisht këtë mundësi por edhe ka sjellë këtë situatë të përgjithshme jo funksionale të drejtësisë, sidomos mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka qenë një problem i madh dhe vazhdon të mbetet”, u shpreh presidenti Meta.

I pyetur nëse ka në plan të thërrasë një tryezë të partive politike, ku të jetë prezent edhe kryeministri Rama, Meta u shpreh se do të vazhdojë të kërkojë reflektimin e palëve politike. “Unë i kam bërë hapat e mia publike edhe jo publike për të parandaluar një situatë të tillë. Aktorët e ndryshëm kanë bërë sjelljet e tyre. Unë do vazhdojë të kërkoj reflektimin e palëve”, u shpreh Meta.

Meta: Qytetarët kanë mbetur pa mbrojtje

Presidenti Ilir Meta ka kritikuar sërish qeverinë, duke thënë se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të revoltohen pasi kanë mbetur pa mbrojtje, duke theksuar se të drejtat e tyre nuk respektohen. “Gjithë ky proces me shumë aspekte të tjera kanë bërë për fat të keq të pamundur funksionimin e ligjit në vend por edhe njëkohësisht edhe funksionimin e garancive kushtetuese demokratike për të gjithë, përfshirë edhe qytetarët e thjeshtë dhe interesat e tyre dhe të drejtat e tyre të cilat në letër i garanton më së miri Kushtetuta e Shqipërisë por që në praktikë e shohim që kanë mbetur pa mbrojtje”, u shpreh presidenti Ilir Meta. Deklaratat e kreut të qeverisë janë bërë gjatë promovimit të librit të ish-presidentit Bamir Topi.

Në krah të Metës qëndronte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ku ky i fundit ka pasur përplasje të forta me kryeministrin Edi Rama. Ky fakt vërteton më së miri se presidenti po intensifikon lëvizjet për të përçarë Partinë Socialiste.

Elisjeda Kiko

Next Post

Edi Rama reagon në rrjetet sociale, një ditë pas protestës së dhunshme

Gati ngritja e SPAK: Vera sjell luftë ndaj korrupsionit të politikanëve, drejtuesve dhe ish drejtuesve të shtetit

Tridhjetë vjet agallarë dhe bëjnë sikur e kanë "provë"... për herë të parë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved