• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ilir Meta rikthehet në “bunkerin” kundër mazhorancës: Kthen “bashkëqeverisjen” dhe çon në 67 numrin e ligjeve të rrëzuara

December 1, 2021
in Aktualitet, Debat

Presidenti Ilir Meta i është rikthyer “luftës” së dekreteve me Partinë Socialiste. Pas një periudhe qetësie, Meta ka rikthyer dje ligjin për bashkëqeverisjen.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese ka caktuar edhe datën për të shqyrtuar shkarkimin e tij. Nëse do të bëjmë një vështrim në historikun e mandatit të tij presidencial, duke nisur nga 22 korriku i vitit 2017, Ilir Meta është një nga krerët e shtetit që ka kthyer më së shumti ligje për rishqyrtim në Kuvend.

Në total bashkë me ligjin e bashkëqeverisjes që nga ardhja e presidentit në krye të Presidencës janë rreth 67 ligje që janë rrëzuar nga presidenti. Ndërkohë, sa i përket ligjit të bashkëqeverisjes, sipas presidentit Meta, ligji shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor, krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndërmjet tyre duke shkelur sigurinë juridike, bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetutës, por edhe centralizon më shumë pushtet tek një institucion në varësi direkt nga Kryeministri.

Një ndër argumentet ligjore, që Meta thekson në dekretin e tij, është se mbivendosja e kompetencave mes institucioneve krijon probleme. “Pavarësisht qëllimit të artikuluar mbi krijimin e hapësirës së nevojshme për qytetarët, grupet e interesit apo subjektet e tjera, për shprehjen e problematikave shqetësuese personale e më gjerë, por edhe të pikëpamjeve apo synimeve në përmirësimin e jetës në të gjitha aspektet e saj, vihet re një fenomen, ai i mbivendosjes së institucioneve dhe natyrshëm krijimit të konfuzionit mbi kompetencat respektive të tyre.

Mbivendosja e kompetencave lëndore midis institucioneve edhe në një vend me demokraci të konsoliduar krijon tërësi problemesh lidhur me ligjshmërinë e legjitimimin, efektivitetin, e për rrjedhojë edhe me performancën e tyre”, argumenton presidenti Meta.

Centralizim i pushtetit vendor

Ndërkohë, kreu i Shtetit Ilir Meta argumenton se mund të bëhet edhe centralizim i pushtetit vendor duke bërë kështu që të ketë një rigrupim të organeve të pushtetit vendor. Meta bën me dije, se një vendim i tillë bie ndesh me parimin e decentralizimit.

“Një sistem i unitetit institucional që po synohet të realizohet me anë të legjitimimit të Agjencisë, do të shërbejë për të rigrupuar edhe organet e pushtetit vendor në një autoritet të vetëm qendror, e në fund si produkt do të gjendet, vetëm centralizim i pushtetit duke homogjenizuar hapësirat institucionale.

Një parashikim i tillë në ligj bie ndesh me parimin e decentralizimit dhe të autonomisë së pushtetit vendor (edhe pse përmes parashikimit të nenit 52 të ligjit kjo hapësirë veprimi tentohet të “ligjërohet” sipas një marrëveshjeje që mund të lidhet midis Agjencisë dhe organeve të pushtetit vendor).

Edhe sikur organet e pushtetit vendor të pranonin të lidhnin marrëveshje siç parashikon neni 52-53 i ligjit, sërish do të ishim përpara situatës së shkeljes së parimit të autonomisë së këtyre organeve dhe rrjedhimisht shkelje të neneve 13, 108, 113 të Kushtetutës”, deklaron Meta në dekret./SOT

Next Post

Basha rrëfehet për “zullumet” e Berishës dhe zbulon pazarin që detyroi Metën të shtynte zgjedhjet e 30 qershorit

“Me kallashnikov në dorë, hipur mbi mushkë pasi ka...”! Artan Hoxha publikon foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe bën deklaratën epike

Ja sa pritet të zgjasë i ftohti polar në Shqipëri

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved