• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ilir Meta shton sulmet ndaj SHBA-BE heq dorë nga vetëv.rasja si Allende, i shpall luftë Sorosit dhe deklaron se nuk do të dorëhiqet

June 26, 2019
in Aktualitet

Qetësia dhe dashuria e Ilir Metës duket se kanë humbur. Kur ishte kryetar Kuvendi, Meta tentonte të ishte mbi palët, duke përdorur me dhjetra herë sloganin “me qetësi dhe dashuri”. Por ditët e fundit qetësia është venitur, ndërsa dashuria duket se është rritur vetëm për opozitën. Dje presidenti doli që herët në mëngjes në konferencë shtypi për të reaguar mbi vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi shtyrjen e 30 qershorit. Me deklaratën e djeshme ra në sy se presidenti vijon të jetë i mbërthyer nga paniku, pasi nuk kurseu sulmet ndaj Kolegjit Zgjedhor dhe ndërkombëtarëve. Por Meta dje ka bërë disa hapa pas duke treguar se ka filluar të frikësohet. Pak javë më parë, presidenti Ilir Meta deklaroi nga Pogradeci se jo vetëm do të hiqte dorë nga mandati i tij si President por edhe të vetësakrifikohej si Salvador Allende. Kjo deklaratë e tij trazoi jo pak opinionin publik, pasi të gjithë menduan se kreu i shtetit do të vriste veten si presidenti i Kilit. Por Meta duket se ka ndryshuar që nga momenti që dha këtë deklaratë, pasi ditën e djeshme ai tha se nuk do të jap dorëheqjen dhe se do të qëndrojë në detyrë deri në korrik 2022. Po ashtu ai i shpalli luftë George Soros, duke thënë se nuk do lejojë që vendi të merret peng nga fondacione ndërkombëtare. Fondacioni Soros ishte ai që ndihmoi në realizimin e reformës në drejtësi. “Ky institucion nuk i përket Ilir Metës. Ky institucion i përket Republikës. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë, përkundrazi. Nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës, Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe në asnjë koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar. Ky është një vend që u takon të gjithë shqiptarëve dhe bashkë do të jemi këtu deri më 24 korrik të vitit 2022”, deklaroi Meta.

Image result for meta alendePresidenti shton sulmet ndaj SHBA-BE
SHBA dhe BE kanë mbështetur datën e zgjedhjeve në 30 qershor, duke dalë kundër vendimit të Metës për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Por kjo gjë ka bërë që presidenti të shtoj më shumë dozën e sulmeve ndaj ndërkombëtarëve. Pak ditë më parë ambasada e SHBA-së dhe Itali bënë thirrje për mbrojtjen e integritetit dhe sigurisë së procesit zgjedhor, gjë që solli reagimin e ashpër të presidentit Meta, i cili tha se zgjedhjet nuk i ka shtyrë brenda ndonjë selie diplomatike, por në vendin e tij. “Nuk hyj te ata politikanë që flasin në emër të ambasadave, ndërkombëtarëve dhe që fshihen pas tyre. Në Shqipëri i vetmi institucion që vendos për datën e zgjedhjeve është Presidenti. Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Itali, apo në një vend tjetër, por në Shqipëri, për shkak të një krize të thellë, që vijon prej disa muajsh. Mos prisni nga asnjë ambasador të iu thotë këtë që po iu them unë. Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, por në Shqipëri. Pa zgjedhje me standarde nuk ka çelje negociatash, kjo është e sigurt. Më besoni se jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes”, u shpreh Meta.Image result for meta alende

Meta dorëzohet përball 30 qershorit

Por pavarësisht të gjitha sulmeve që Meta ka bërë gjatë këtyre ditëve, ai duket se është dorëzuar përball datës 30 qershor. Duke i cilësuar si zgjedhje ilegjitime, kreu i shtetit tha se nuk do të ndërhyj për të penguar procesin zgjedhor në 30 qershor. “Jam durim plote pavarësisht që kanë kaluar gati dy javë që nga hapja e dritares për dialog dhe reflektim. Do të vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar. Por të jetë e qartë se Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake . Por kjo datë ka rënë nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron zgjedhje partiake presidenti nuk ndërhyn. Kjo të jetë e qartë. Në Shqipëri ka vetëm një institucion që vendos datë zgjedhje ai është Presidenti. Kush vepron me paligjshmëri do të marri atë që i takon”, tha Meta./Elisjeda Kiko

Next Post

"Çdo akt d.hune nga dita e sotme deri në 1 korrik, do ta detyrojë Departamentin Amerikan të Shtetit t’ju klasifikojë si organizatë të d.hunshme”... Media europiane jehonë deklaratës së SHBA

Pas Frrokajt, një tjetër kryebashkiak i djathtë nën hetim: Në datën 30 unë dua të futem në b.urg, nuk do të lejoj zgjedhje!

Idajet Beqiri "i përvishet" keq Mark Markut: “E ushqeva qenin, të më haj kokën”

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved