26 Korrik 1684 u nda nga jeta Elena Peshkopia, shqiptarja që bëri histori si femra e parë në botë me doktoraturë
Në këtë ditë, më 26 korrik 1684, ndërroi jetë Elena Lucrezia Kornaro Piskopia, e njohur gjithashtu si Elena Peshkopia, një figurë unike në historinë botërore: femra e parë në botë që mori doktoraturë në filozofi.
Elena lindi në qershor 1646 në Venecia, në një familje të shquar me rrënjë nga feudi shqiptar i Peshkopisë në Qipro. Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme me njohuri të thella në filozofi, teologji, matematikë, si dhe një muzikante virtuoze që luante harpë, violinë dhe klavikord.
Më 25 qershor 1678, përpara profesorëve të Universitetit të Padovës, Elena mbrojti me sukses doktoraturën e saj në filozofi – një moment historik për gratë dhe për arsimin në botë.
Ajo u bë edhe profesore e matematikës në të njëjtin universitet dhe ishte anëtare nderi në disa akademi të mëdha të kohës. Arritjet dhe virtytet e saj u njohën gjerësisht në të gjithë Evropën.
Elena ndërroi jetë shumë e re, në moshën 38-vjeçare, nga tuberkulozi. Ajo prehet në Kishën e Shën Lukës në Padova të Italisë
Një shqiptare që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e dijes dhe barazisë gjinore. Lavdi përjetë emrit të saj!