• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ja kush janë 12 “komitët” që mbajnë në këmbë Berishën…

May 26, 2025
in Debat

Kur flitet për Sali Berishën dhe ndikimin e tij në Partinë Demokratike, vështirë të mos përmenden ata që i qëndrojnë besnikë prej më shumë se 20 vitesh.

Janë të njëjtët emra që kanë qenë aty në ditët e qeverisjes, në kohët e opozitës, në protestat dhe në hallet e “doktorit”. Kjo listë përfshin: Xhelal Mziun, Oerd Bylykbashin, Gent Strazimirin, Tritan Shehun, Bardh Spahinë, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Jozefina Topallin, Fatmir Mediun, Edi Palokën, Eno Bozdon apo Bujar Leskajn.

Të gjithë kanë mbajtur poste dhe hofiqe, kush kryetar bashkie, kush ministër, kush kryetar Kuvendi, kush kryetar i KLSH. Disa të tjerë kanë gjithë jetën deputetë dhe nuk dinë të bëjnë asnjë punë.

Të gjithë këta janë bashkëudhëtarë të vjetër të Berishës dhe përfaqësojnë atë që quhet “kasta e vjetër” e PD-së; një grup që ndonëse koha ka rrjedhur, vijon të mbijetojë politikisht, pa reflektim dhe pa ndryshim. Disa prej tyre janë akuzuar për abuzime, për kontribute në dështimet e së djathtës, e megjithatë, vazhdojnë të jenë të parët në listat e partisë. Njollat e së kaluarës nuk kanë ndalur rikthimet e tyre.

Ironikisht, ndërrimi i gjeneratave në Shqipëri nuk ka ndodhur brenda Partisë Demokratike. Aty ku çdo forcë normale politike do të kishte ushqyer rininë, PD vijon të shohë nga e njëjta kupolë. Njerëzit janë lodhur nga figurat që sillen vërdallë politikës vetëm për interesa personale dhe për të mbrojtur liderin historik, jo për të ndërtuar alternativa.

Nëse PD nuk pastron veten nga ky rreth, nëse nuk guxon të çlirohet nga trashëgimia e komprometuar e së shkuarës, atëherë kthimi në pushtet do të mbetet një ëndërr që zhduket sa herë hapen kutitë e votimit. Shqipëria e vitit 2025 nuk mund të drejtohet me mendësinë e 2005-ës. Dhe PD-ja duhet të zgjedhë: ose rinovohet realisht, ose mbetet një parti nostalgjie dhe dështimi.

12 “komitët” e Berishës

1. Xhelal Mziu- Pjesë e PD që në 1991. 4 mandate kryetar bashkie në Kamëz, tani dy mandate deputet;

2. Oerd Bylykbashi- Drejtor kabineti i Berishës në Kryeministri, nga vitit 2013 deputet;

3. Gent Strazimiri- Në 1998 u bë kryetar i FRPD. Nga viti 2002 deri 2005 këshilltar i Berishës. Nga viti 2005 deri 2009 Sekretar i PD-së. Në maj 2007, Zëvendësministër i Brendshëm. Në 2009 u bë deputet.

4. Tritan Shehu- Ka pasur postin e Ministrit të Shëndetësisë të Shqipërisë gjatë periudhës 1992-1996. Ka qenë zv/Kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë gjatë periudhës 11 korrik 1996 – 12 prill 1997. Më pas gjithë jetën deputet;

5. Eno Bozdo- Në vitet 2005 deri 2013 ka mbajtur detyrën e zëvëndësministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në vitet 2013 deri 2015 ka mbajtur pozicionin e zëvendëskryetarit të Bashkisë Tiranë.

6. Bardh Spahia- Në vitin 2006 ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë. Më pas u bë deputet, kryetar bashkie në Shkodër dhe tani sërish deputet.

7. Flamur Noka- Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike të Shqipërisë në vitet 2009-2013. Në vitin 2012 emërohet ministër i Brendshëm. Prej vitit 2009 deputet.

8. Albana Vokshi- Prej vitit 2009 deputete. Ka mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe drejtimin e Forumit të Gruas në PD. Nuk ka pasur ofiqe të tjera, por ndër njerëzit më besnikë të Berishës.

9. Jozefina Topalli- Nga viti 2005 deri në 2013 kryetare Kuvendi. Nga viti 1996 deri në 2017, deputete.

10. Fatmir Mediu- Ministër Mbrojtje në vitin 2005, më pas ministër i Mjedisit. Ka gjithë jetën deputet. Hiqet si aleat, por është ndër më besnikët e Doktorit.

11. Edi Paloka- Ka 24 vite deputet, që nga viti 2001.

12. Bujar Leskaj- Ministër i Turizmit dhe Kulturës, deputet, kryetar i KLSH, tani sërish deputet.

/Pamfleti

Next Post

Gjyqi i shekullit, SPAK lëkund pozitat e Sali Berishës, 137 dëshmitarë për aferën me klubin “Partizani”! Ja çfarë do ndodhë në përballjen historike të ish-kryeministrit me drejtësinë

Akuza në "banak" dhe jo në SPAK! Troplinët e Ilir Metës pelivani Hoxha i'a faturon Edi Ramës

Bota akademike dhe ajo politike në zi, Arta Musarajt i jepet lamtumira e fundit në teatrin 'Petro Marko' në Vlorë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved