• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ja pse Amerika e demokracisë nuk do komunizmin e Saliut?!

April 15, 2018
in Debat

Partia Demokratike, kur ka ardhur në pushtet në vitin 1991, ka ardhur me erë ne ndryshimit, pas 45 vitesh komunizëm të errët në Shqipëri.

Forca e PD-së do të ishte Perendimi dhe SHBA-të. Në atë kohë Presidenti i vendit, Sali Berisha, do të krijonte lidhjet e mundshme me vendet e zhvilluara, duke hapur një faqe të re në politikën shqiptare.

Partia Demokratike thotë se ushqehet nga Amerika, por nëse analizojmë faktet dhe përplasjet do të zbulojnë tjetër gjë.

Sa herë vjen një ambasador i ri nga Uashingtoni në Tiranë, i pari që mundohet ta takojë është Sali Berisha.

Politikani, që përpiqet të tregojë veten si doktori që shkatërroi karierën e tij, për të dhënë çdo gjë për të mirën e vendit, për evropianizimin e tij dhe për emancipimin ekonomik.

Por çuditërisht të gjithë ambasadorët amerikanë janë pëprlasur keq me Berishën dhe me familjen e tij.

Kujtoni pak Marisa Lino, ambasadore e SHBA-ve në Tiranë gjatë viteve 1996-1999. Lino ishte një nga diplomatët që fajësoi rëndë Berishën duke e bërë përgjegjës për krizën dhe luftën civile në Shqipëri.

Madje, ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia, deklaroi para pak kohësh se Berisha kërkoi edhe eliminimin e saj duke thënë: Ti japim një mësim lavires.

Lino, ishte diplomatja që përjashtoi Berishën nga të gjitha aktivitetet e ndërkombëtarëve si në Bruksel dhe në Amerikë. Berishën e bojkotuan të gjithë. Me vështirësi të madhe Berisha, arriti që të çnjolloste emrin nga masakra e ’97, piramidat dhe shumë krime të tjera.

Lino, i shërbente presidencës së Bill Clinton.  Pas Lino-s, në Shqipëri shërbyen edhe Joseph Limprecht, James Franklin Jeffrey, Marcie Ries ku gozhduan Sali Berishën përpara syve të Amerikës.

Më pas erdhi në Shqipëri ambasadori John L. Ëithers. Ai njihet për ‘luftën’ që i shpalli qeverisë Berisha, tashmë e ardhur në pushtet pas Fatos Nanos.

Ëithers ishte ambasadori që publikoi kabllogramët kundër Gërdecit ku nxorri në pah se Shkëlzen Berisha është i implikuar në këtë krim ku humben jetën 26 njerëz të pafajshëm.

Ëithers shërbeu gjatë presidencës së George Bush. Berisha e shpalli armik ambasadorin amerikan pasi foli për familjen e tij dhe lidhjet e tyre me krimin.

Pas Ëithers, në Shqipëri do të vinte Aleksander Arvizu. Sërish Berisha demokrati, doli dhe e priti me shumë dashuri dhe përzemërsi. Nuk vonoi shumë dhe Arvizu doli kundër Berishës ku e akuzoi për shumë gjëra si anti-evropian.

Berisha, i cili edhe pse jetoi dhe u bë doktori në Komunizëm, por e urrente me shpirt dhe ishte demokrat i flaktë, doli dhe çfarë nuk tha kundër ambasadorit.

E quajti të shitur dhe që i shërben Edi Ramës. Arvizu shërbeu gjatë presidencës së Barack Obama.

Pas Arvizu-së, në Tiranë zbarkoi Donald Lu. Edhe me Lu-në, pas dashurisë filloi lufta. Tani Berisha dhe Ilir Meta kanë dalë me akuza të rënda kundër ambasadorëve ku thonë se kanë kërkuar arrestimin e tyre.

Nëse PD dhe Berisha, thotë se e ardhmja e Shqipërisë është drejt mbështetjes amerikane, si ka mundësi që kanë kaq shumë armiqësi me ambasadorët e tyre? Edhe pse presidencën e Trump, Berisha nuk gjen paqe.

Si ka mundësi që të gjithë ambasadorët e Amerikës, të paktën gjatë 22 viteve të fundit e kanë shpallur ‘armik’ Sali Berishën dhe familjen e tij.

Këto janë këmbana alarmi edhe për Lulzim Bashën, i cili po merret në qafë nga babai i tij politik.

Next Post

Opozitarizëm me “rrotlla”

epa06387396 Turkish President Recep Tayyip Erdogan speaks at a press conference after the extraordinary summit of the Organisation of Islamic Cooperation (OIC) in Istanbul, Turkey, 13 December 2017. Leaders of OIC gather in Istanbul after US president Donald J. Trump on 06 December announced he is recognising Jerusalem as the Israel capital and will relocate the US embassy from Tel Aviv to Jerusalem.  EPA-EFE/SEDAT SUNA

Bombardimet në Siri: Trump ka nisur të largojë Erdogan nga Putin

Ibrahimoviç fut në sherr Suedinë, pas golit në SHBA kërkon një vend në Botëror (Video)

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved