Pikërisht këtë dilemë përhetonte shkrimtari i madh Charles Bukovski kur shkruante për dashurinë. Charles Bukovski u lind në Andernach, Gjermani, më 1920. Në moshën tre vjeçare familja e tij shpërngulet në SHBA, Los Angeles, ku praktikisht Bukovski shkoi gjithë jetën e vet deri ditën e vdekjes, në mars të vitit 1994. Përgjatë karrierës më se tridhjetë vjeçare të shkrimtarit, Bukovski ka botuar 32 libra me poezi, pesë libra me tregime, katër romane, si dhe skenarin e filmit “Pijetari”. Në qoftë se në Europë, romanet, librat me poezi e tregime i dhuruan një sukses të bujshëm, në Amerikë i siguruan famën e shkrimtarit të mallkuar.
“Femrat” është libri i tij i parë që i paraqitet lexuesit shqiptar. Charles Bukovski ishte një shkrimtar profilik i cili përdori poezinë dhe prozën për të përshkruar jetën e zakonshme në shoqërinë amerikane të shtresës së ulët. Një personazh kult, Bukovski u mbështet tek eksperienca, emocioni dhe imagjinata në veprën e tij, duke përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë dhe imazheri të dhunshme e plot seks.
Ndërsa disa kritikë e panë stilin e tij si fyes, të tjerë mendojnë se Bukovski satirizoi sjelljen prej maçisti përmes përdorimit të shpeshtë të seksit, abuzimit me alkoolin dhe dhunën. Lindur në Gjermani, Bukovski mbërriti në SHBA kur ishte dy vjeç, Babai i tij besonte te disiplina dhe shpesh e rrihte Bukovskin edhe për gjënë më të vogël, abuzim që Bukovski e tregoi në detaje te romani autobiografik për moshën e adoleshencës Bukë me Sallam (Sjellë në Shqip nga Iris Sojli në një përkthim të shumëlavdëruar në vitin 2015). Më 1939, Bukovski huri në Kolegjin e Qytetit në Los
Anxhelos nga ku u përjashtua në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kohë kur u zhvendos në Nju Jork për t’u bërë shkrimtar. Ai i kaloi pesë vitet që pasuan duke shkruar dhe udhëtuar ndërsa mori shumë njoftime refuzimi nga gazetat ku dërgonte shkrimet për botim. Më 1946, Bukovski vendosi të heqë dorë nga aspiratat e tij si shkrimtar dhe i hyri një aventure dhjetëvjeçare që e çoi nëpër të gjithë Amerikën. Pasi pothuajse sa nuk vdiq në Los Anxhelos, Bukovski filloi të shkruajë sërish, megjithëse vijoi të pijë dhe të kultivojë reputacionin si poet me jetë të vështirë.
Ai nuk filloi karrierë prej shkrimtari profesionist deri pas moshës tridhjetë e pesë dhe njësoj i bashkëkohësit e tij, filloi të publikojë nëpër gazeta të vogla, veçanërisht gazeta vendore si “Open City” dhe “L.A. Free Press”. “Publikuar nga gazeta të vogla dhe ilegale apo revista të parëndësishme,” shkroi Jay Dougherty te Contemporary Novelists, “Bukovski fitoi popullaritet përmes fjalëve gojë më gojë.” Personazhi kryesor në poemat dhe tregimet e tij është në përgjithësi autobiografik dhe përshkruhet si shkrimtari harrakat [Henri Çinaski] i cili e kalon ditën në punë të parëndësishme (ku shpesh pushohet), duke pirë dhe duke bërë dashuri me një seri vajzash të lehta dhe të shthurrura.
Ai shoqërohet me humbamenë të tjerë, kurva, tutorë e të alkoolizuar. Bukovski shkroi më shumë se dyzet libra me poezi, prozë dhe romane. Megjithëse Bukovski vdiq nga leucemia më 1994, karriera e tij pas vdekjes rezultoi po aq e pasur sa edhe ajo gjatë jetës. /Gazeta Panorama
Jam duke dashur një tjetër grua,
dhe jam duke e dashur me gjithë atë
Me ty, kurrë s’ia dola mbanë ta njoh
ishte vendi ku shpëtova veten.
më duket se do mund të haja edhe
por vetëm kur jam me të nuk mendoj për kurrgjë
se mund të shpëtoj botën, prandaj,
kur çdo herë rend ta përqafoj sa më
dhe po ashtu mund të shoh veten
dhe ne e kemi njohur, e kemi dashur
E vështirë t’ua shpjegosh të tjerëve,
s’mund t’ia lejojmë vetes më shumë.
ai çast është gjithherë aty, sepse ti
të gjitha këto do më duhet t’i duroja.
Nëse më duhet të përshkruaj dashurinë,
por, nëse ndonjëherë më kërkojnë të
reshta së dashuruari ty prej kohësh.