• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Jepet pretenca/ SPAK kërkon 2.8 vite burg për Vangjush Dakon!

November 12, 2024
in Aktualitet, Kronike

Në seancën e sotme në GJKKO, Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare duke kërkuar shpalljen fajtor të ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ në 2 raste dhe dënimin e tij me 4 vite burg. Meqënëse është pranuar kërkesa e Dakos dhe tre të bashkëpandehurve të tjerë për ‘gjykim të shkurtuar’, ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht SPAK kërkon dënimin e tij me 2.8 vite burg.

Për ndërtuesin Fiqiri Farruku, të akuzuar për falsifikim dokumentesh, prokurori i SPAK, Sotir Kllapi kërkoi 3 vite burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar të dënohet me dy vjet burg. Duke marrë në konsideratë moshën, gjendjen shëndetësore, dënimi t’i pezullohet.

Ndërkohë për Fatmir Ejupin, ish-topograf i akuzuar për falsifikim dokumentesh, u kërkuan 3 vite, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 2 vite burg.

Për Ardian Bulkun SPAK kërkon dënimin me 3 vjet burg për falsifikim dokumentesh. Në aplikim të gjykimit te shkurtuar dënohet me 2 vjet. Për shkak të gjendjes shëndetësore të një fëmije dhe gjendjen e tij ekonomike kërkohet që të pezullohet burgimii duke ia kthyer në një kohë shërbim prove, sa gjysma e dënimit të mbetur nga koha kur është arrestuar.

Seanca

Vetë Dako nuk ishte i pranishëm në seancë por preferoi të përfaqësohej nga avokati i tij, ndërkohë vijon të jetë nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Ish kryebashkiaku i Durrrësit akuzohet nga SPAK se ka shpërdoruar detyrën në dy raste: Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019. Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh në datën 14 Tetor 2014, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë dhe duke legalizuar 4 kate pa leje. Po kështu dhe vetë ndërtimi nuk është bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga Bashkia Durrës

Rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, projekti “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”, me një fond prej 21 milionë lekësh, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Arrestimi dhe me pas hetimi ne ‘arrest shtepie’

Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar ‘arrest me burg’ por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për shkak të kalimit të afateve. Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar. Seanca e radhës, për konkluzionet e palës mbrojtëse, do mbahet më 21 Nëntor, ora 14:00 ndërsa më pas GJKKO tërhiqet për vendim.

Në tetor 2024 GJKKO vendosi që dosja të kalonte për gjykim në seancë normale.

Pretenca e SPAK
1-Vangjush Dako, – ish kryebashkiaku i Durrës – Kërkohet 4 vite burgim, konvertohet në 2,8 vite me gjykim të shkurtuar
2-Fatmir Ejupi, – ish-topograf i bashkisë Durrës – Kërkohet 3 vite burgim, konvertohet në 2 vite me gjykim të shkurtuar
3-Fiqiri Farruku, – Ndërtuesi i pallatit 11 katësh – Kërkohet 3 vite burg. Konvertohet 2 vite me gjykim të shkurtuar. Dënimi pezullohet dhe kthehet 4 vite në shërbim prove
4 -Adrian Bulku, – Kërkohet 3 vite burgim. Konverohet 2 vite me gjykim të shkurtuar. Dënimi pezullohet dhe kthehet me shërbim prove

Next Post

Probleme me zemrën dhe diabetin, Safet Gjici në gjendje jo të mirë shëndetësore

Ja pse opozita refuzon prezantimin e Beqajt me "power point" te Hetimor i Shëndetësisë, zbulohen FOTOT që do paraqiste ish-ministri

Të vërtetat e mashtrimit klasik të Lulzim Bashës, me avokat Berishën për skandalin McGonigal!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved