• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Joana Qeleshi zgjidhet në krye të Dhomës së Avokatisë! I shpëtoi vettingut pasi u dorëhoq si kryetare e gjykatës së Durrësit në 2019, e afërt me Argita Berishën

September 28, 2025
in Aktualitet

Joana Qeleshi është zgjedhur kryetare e Dhomës së Avokatisë, duke zëvendësuar Saimir Vishën.

Qeleshi, e njohur për afërsinë me Argita Berishën, e nisi punën si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit më 28 dhjetor 2011. Në vitin 2013 u emërua në krye të Gjykatës së Durrësit nga presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani, që drejtonte Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion që u shkri me reformën në drejtësi dhe u zëvendësua me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në atë kohë, emërimi i saj pati polemika pasi Gjykata e Durrësit është një gjykatë karriere, në të cilën nuk mund të bëhet emërim direkt nga Shkolla e Magjistraturës.

Në tetor të vitit 2019, ajo u dorëhoq nga ky post, duke i shpëtuar procesit të vettingut. Asokohe ajo e argumentoi dorëheqjen me shfrytëzimin e një mundësie që i ishte dhënë në sektorin privat. Qeleshi ishte prej 19 muaj nën hetim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale.
LEXO EDHE:
Ankandi i pazakontë i PD-së për kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Më 6 nëntor, KPK vendosi që procesi i rivlerësimit për Qeleshin duhet të ndërpritej bazuar në nenin G të Kushtetutës, i cili u njeh subjekteve të drejtën për t’u larguar nga sistemi me dorëheqje. Për pasojë, Qeleshi humbi të drejtën për të punuar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në vitin 2016, Qeleshi u lakua dhe u akuzua për vendimin për të njohur Pal Seçunin si pronar të 45 mijë metra katrorë tokë e pemishte, më parë pronë e shtetit në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës. Në 24 mars 2017, ajo i shpëtoi shkarkimit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i mbledhur me kërkesë të ministrisë së Drejtësisë.

Më 10 shtator të vitit 2007, Qeleshi u pajis me prokurë të posaçme nga biznesmeni i përfolur serbo-boshnjak-britanik Damir Fazlliç, mik i Sali Berishës, për të bërë regjistrimin e një kompanie të tij në Qipro. Qeleshi punonte në atë kohë në studion “Kola&Associates” të avokates tjetër Flutura Kola, ish-ortake në biznes e Argita Berishës.

Next Post

Kulla gjigande e Bashkim Ulajt në Tiranë te Liqeni, Braçe: Në këtë zonë s’ka shkolla, çerdhe e qendra shëndetësore ndërtimi edhe në parkingun e Bashkisë

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara si degë e krimit të organizuar, u kthen trafikantëve pasuritë që u ka bllokuar SPAK, zhdukja e 24 makinave luksoze

“Noka do përfundojë në burg”, avokati: Akuza të rënda për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved