• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Joe Biden pret Merkel në Shtëpinë e Bardhë: Të bashkuar kundër agresionit rus

July 16, 2021
in Bota

“SHBA dhe Gjermania do të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus”. Kjo ishte deklarata e presidentit amerikan Joe Biden pas takimit me kancelaren në largim Angela Merkel, e cila zhvilloi vizitën e fundit këtë detyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Biden deklaroi se i shprehu shqetësim Merkel rreth linjës së gazsjellësit që lidh Rusinë me Gjermani, por ata ranë dakord që Moska nuk mund të lejohet të përdorë energjinë si armë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi gjithashtu se dy aleatët kundërshtuan dhe veprimet antidemokratike të Kinës.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku për të mbrojtur aleatët tanë të lindjes në NATO kundër agresionit rus”, tha Biden në konferencën e përbashkët për shtyp me Merkel.

Presidenti amerikan gjithashtu tha: “Ne do të qëndrojmë për parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut kur të shohim Kinën ose ndonjë vend tjetër që punon për të minuar shoqëritë e lira dhe të hapura”.

Biden, mes të tjerash, deklaroi para gazetarëve se SHBA nuk kishin plane për momentin për të dërguar trupa në Haiti mes trazirave në rritje pas vrasjes së presidentit të saj dhe në Kubë.

Të dy udhëheqësit theksuan natyrën miqësore të takimit të tyre me Merkel që iu drejtua më shumë se një herë mikpritësit të saj si “I dashur Joe”.

Liderja gjermane kishte një marrëdhënie të ngrirë me paraardhësin e Biden, Donald Trump dhe tensione të herëpashershëm, gjithashtu me George W Bush dhe Barack Obama.

Next Post

BILANCI I FUNDIT! Tragjedi në Gjermani, përmbytjet shkaktojnë mbi 80 viktima dhe 1300 të zhdukur

Gazetarë, artistë, futbollistë, rebelë, kritikë dhe rivalë: Lista e Bashës me risitë e Këshillit të PD

VIDEO/ Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Do të ruhet dhe restaurohet godina historike

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved