1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, August 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Justifikimi qesharak i Berishës, për 4 vrasjet e 21 janarit

August 5, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Katër ditë pasi kreu i SPAK Altin Dumani tha se dosja e 21 Janarit është prioritare në Prokurorinë e Posaçme, Sali Berisha e ka pranuar për herë të parë se 4 protestuesit para kryeministrisë u vranë nga armët e shtetit dhe se ai ishte një krim shtetëror.

“A mund të lexosh fjalimet e Sali Berishës vite me radhë përpara i cili e ka quajtur krim shtetëror. E kam quajtur unë përpara. Pse? Se unë nuk mund të them që ata nuk u vranë nga njerëz të shtetit.

Por krimi shtetëror është krim shtetëror me dashje dhe krim shtetëror pa dashje. Ka klasifikim krimi shtetëror. Krimi shtetëror me dashje ka rregullat e veta kur quhet, kur shteti e merr të pafajshëm dhe e pushkaton. Kur shteti jep urdhër këtë-këtë, kur s’duhet ta bëjë kurrë atë.

Krim shtetëror pa dashje është kur ndodh nga rikosheta, ndodh nga detyra, sepse garda ka patur një ligj. Unë e kam thënë 5-6 vjet para, që është krim shtetëror, krim shtetëror pa dashje. Në rastin e krimit shtetëror, dëmshpërblimi nga shteti i viktimës është më i madh. Këta, siç di unë, janë dëmshpërblyer me shuma, nuk di të them afrohen në shkallën e duhur apo jo. Ata u vranë nga armët e shtetit, por nuk ishte qëllim vrasja. Dhe është faktuar kjo që them.

Nuk ka patur absolutisht asnjë urdhër. Aq sa është përgjegjës Edi Rama direkt që i solli aty. Ka një deklaratë të qeverisë amerikane aty, që thotë të hetohet nga polici, tek organizatori. Ka një deklaratë tjetër, që demonstrata ishte e dhunshme dhe kishte axhendë politike. Edi Rama është përgjegjësi kryesor”, tha kryedemokrati Sali Berisha jashtë godinës së SPAK pasi u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”.

Në tentativë për t’u vetëmbrojtur me një linjë qesharake, teksa pranon se shteti i drejtuar nga ai ka vrarë më 21 janar, Berisha thotë se nuk ka pasur një urdhër. Por ndryshe mendon Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Më 14 nëntor 2023 Strasburgu detyroi Shqipërinë që të zbulonte përgjegjësit e vërtetë të krimit shtetëror, ata të cilët urdhëruan gardën të shtijë me armë ndaj turmës së protestuesve.

Në dalje nga Prokuroria së Posaçme, ku i paraqit për masën e sigurisë si i pandehur për korrupsion, Berisha u përpoq të argumentonte se gardistët e tij vranë më 21 janar 2011 për shkak të detyrës.

“Krim shtetëror pa dashje është kur ndodh nga rikosheti ndodh nga detyra, sepse garda ka patur një ligj”.

Por në vendimin 48 faqësh të Gjykatës së Strasburgut sqarohet edhe ky pretendim absurd i Berishës, kur thuhet se gjatë hetimeve u zbulua që në gardhin para Kryeministrisë janë konstatuar shenja plumbash.

Vetë Gjykata ngrinte dyshime të forta që shenjat mund të vërtetojnë faktin se gardistët kishin qëlluar drejt turmës dhe një pjesë e mirë e plumbave janë ndalur nga gardhi. Pra jo me rikoshet siç pretendon ish-kryeministri.

Kur jemi në vitin e 15-të të masakrës shtetërore të 21 janarit, ku plumbat ‘me uniformë’ morën jetën 4 protestuesve në Bulevard, dosja më e bujshme e 35 viteve demokraci, ndodhet tashmë prej më shumë se një vitit në duart e SPAK.

Kalimi në Prokurorinë e Posaçme erdhi pikërisht pasi u urdhërua nga Gjykata e Strasburgut.

15 korrikun e vitit të kaluar, dosja e një prej të vrarëve të 21 janarit, Aleks Nikës mbërriti nga Prokuroria e Tiranës në SPAK, institucioni i vetëm që ka juridiksionin, mund dhe duhet të zbardhë rolin e Sali Berishës, kryeministri i 21 janarit, Lulzim Bashës, ministrit të Brendshëm të 21 janarit, kreut të Gardës Ndrea Prendi dhe kujtdo zyrtari të përfshirë.

Më pas Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal për 3 vepra penale; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

SPAK tha se 21 janari është në kompetencën e tij pasi dyshohet se veprat penale mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, gjatë ushtrimit të detyrës.

Akuzat janë ngritur pikërisht mbi atë që Strasburgu urdhëroi: Të zbuloheshin ata që dhanë urdhrat për vrasjet, pse Berisha pengoi hetime, pse mashtroi me kamerat e sigurisë, pse nuk dorëzoi zinxhirin drejtues të gardës në prokurori dhe kush vrau Aleks Nikën dhe Hekuran Dedajn, që kanë mbetur pa autor.

Nga vrasja e katër demonstruesve në bulevard drejtësia ka zbardhur vetëm dy prej tyre, të Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj, për të cilët drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për vrasje nga pakujdesia. (Shqiptarja.com)


        
 
Next Post

ZBULIMI/ Elvi Fundo është pronari i vilës së fëmijës 12-vjeçar që do “shiste” limonada.

VIDEO/ "Martesa me zor"?! Gafa e Berishës me Kodin e ri Penal

Aksident masiv në Fier-Lushnje

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In