• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kërcënimet me vdekje të Berishës, që përgënjeshtrojnë “qetësinë” e tij më 6 dhjetor

December 11, 2022
in Blog

Nga Mero Baze

Pas sulmit të shëmtuar fizik mbi Sali Berishën, po dëgjoj përditë e më shumë “avokatët” publik të tij, që thonë se ai e menaxhoi mirë situatën pas sulmit më 6 dhjetor. Pak a shumë duan të thonë se ai mund të bënte gjëmën pas asaj që i ndodhi, por e shmangu me vetëdije.

Në fakt, pas asaj që ndodhi, gjëja më e mirë që bëri Berisha është që vazhdoi programin e protestës, lexoi fjalimin dhe iku në shtëpi. Ky ishte një mesazh lehtësues për mbështetësit e tij, por dhe opinionin public, se së paku fizikisht ishte mirë dhe ky është lajmi i parë për të cilin njerëzit janë të interesuar pasi ndodh një agresion fizik i shëmtuar, si ai që ndodhi.

Por kjo përpjekja për ta paraqitur Berishën si njeri që shmangu shpërthimin është teprim që e vë Berishën në pozitë të vështirë, duke e krahasuar me gjuhën e kërcënimeve të tanishme. Politikani ose është paqësor, ose i dhunshëm. Sali Berisha prej 6 dhjetorit vetëm shfryn dhe kërcënon me vdekje, në fakt duk u bërë qesharak, por duke dëshmuar identitetin e tij. Kështu që 6 dhjetori, nuk është nje ditë paqeje për të, por një ditë pafuqie.

Kushdo që shikon pamjet e protestës prej më pak se një mijë vetë para se të ndodhte sulmi fizik mbi Berishën, e shikon qartë që aty ka një grup militantësh si të sjellë me zor, që nuk kanë dëshirë as të brohorasin, as të hiqen madje si protestues. Përveç disa të zgjedhurve në struktura të PD që mbajnë tabela anglisht në dorë, të tjerët ndjehen më shumë të mërzitur që nuk ka njerëz, se sa që kanë goditur Berishën.

E gjithë protesta para dhe pas goditjes së Berishës ka qenë si funeral, çka demonstron pafuqinë e Berishës dhe Ilir Metës për të provokuar Samitin e Bashkimit Evropian në Tiranë.

E vetmja ndihmë reale për ta, fatkeqësisht erdhi nga një i çmendur që goditi Sali Berishën. Kjo së paku i viktimizoi. Por po të mos ndodhte ajo shëmti, lajmi i vetëm do të ishte që Berisha dhe Meta nuk mbledhin dot as 1 mijë vetë në bulevard.

Tani këtë dështim dhe pafuqi, nuk është nevoja ta paraqisni si moderim të Berishës, se e vini në siklet dhe i rrihni kauzën e hakmarrjes që ka nisur. Sikur Berisha të kishte mundësi atë moment, sikur të kishte vërtet turma dhe zemërim, do bënte atë që ka bërë gjithnjë në raste të tilla. Por si thotë një fjalë e urtë popullore “shtegu i lig të merr dyfekun”. Ai atë ditë nuk kishte askënd pas vetes, madje as votuesit e primareve të Tiranës nuk i kishin dal në rrugë.

Së dyti, kjo përpjekja për ta paraqitur atë ditë Berishën si të urtë, bie ndesh me gjithë kërcënimet idiote që të njëjtit njerëz bëjnë tani në emër të asaj që i ndodhi Berishës, duke paralajmëruar Edi Ramën se tani është në gjak me ta e do ta vrasin. Madje është në gjak dhe për bllokimin e Facebook-ut të televizionit të Berishës.

Tani duhet të biem dakord, nëse ata e kanë falur Edi Ramën për atë që ka bërë ai i çmenduri që e sulmoi fizikisht, apo thjesht nuk ishin gati atë ditë se s’kishin njerëz.

Qartazi është kjo e dyta, nga retorika e dhunës pas 6 dhjetorit. Atë ditë s’kishin fuqi se s’kishin askënd pas vetes. Tani meqë një i çmendur u dha kauzë për luftë, mobilizohuni për lutë, por mos shisni dëngla se shpëtuat paqen atë ditë. Shpëtuat fytyrën në fakt. Dhe ua shpëtoi një i çmendur.

Next Post

Endrra e rikthimit! Vuçiç: Do i kërkojmë KFOR-it vendosjen e trupave ushtarake serbe në Kosovë

“Këtë herë për Afrikën”! Shakira përshëndet fitoren e Marokut ndaj Portugalisë e Spanjës me këngën e saj të Botërorit

Inskenoi vdekjen e tij, Italia arreston Pecorellin: Do të ekstradohet në Shqipëri, mbi të rëndojnë 5 akuza

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved