• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kërcënimet moderne, Shqipëria “celula inteligjence” në shtetet e tjera, ndryshon ligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

January 12, 2023
in Aktualitet

Realiteti i ri global i shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, ndryshimet e brendshme në legjislacionin për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, por edhe sulmet kibernetike me të cilat është përballur Shqipëria kësaj vere, duke se po rikompozojnë tërësisht sistemet e mbrojtjes së vendit tonë.

Tashmë është Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes e cila po i nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor. Janë hedhur për konsultim publik një seri ndryshimesh në ligjin përmes të cilit funksionon kjo agjenci e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat zgjerojnë fushën e veprimit të saj, por edhe në mënyrën se si ajo rekruton punonjësit, por veçanërisht mënyrat e reagimit nga kërcënimet që vijnë nga jashtë kufijve.

Në relacionin shoqërues të projektligjit nënvizohet se ai diktohet nga ndryshimi i ambientit të sigurisë dhe natyra e kërcënimeve e rreziqeve, me të cilat përballen Forcat e Armatosura në kryerjen e misionit të tyre të cilat në ditët e sotme shfaqen në forma asimetrike të tilla si: terrorizmi, ekstremizmi, krimi i organizuar, armët e shkatërrimit në masë, kërcënime kibernetike dhe ajo e ditëve të fundit pjesëmarrja vullnetare e të rinjve të shteteve të ndryshme.

Me ndryshimet e reja Agjencia merr pjesë në procedurat për pajisjen me “certifikatë sigurie” të personelit ushtarak dhe civil të Ministrisë së Mbrojtjes, të Forcave të Armatosura dhe “certifikatë sigurie industriale” të subjekteve që kërkojnë të hyjnë në marrëdhënie me to. Një prej ndryshimeve më të rëndësishme ka të bëjë me burimet nga ajo do mbledhë informacionit.

Ato parashikojnë që Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, në përmbushje të misionit të saj, përdor dhe shfrytëzon për grumbullim informacioni të gjithë disiplinat e inteligjencës dhe shfrytëzon për grumbullim informacioni sisteme apo baza të dhënash në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Agjencia përgatit dhe paraqet produkt inteligjence, lidhur me kërcënime të natyrës së terrorizmit, ekstremizmit, spiunazhit, sabotazhit, diversionit, subversionit, armëve të shkatërrimit në masë, kërcënimeve kibernetike e krimit të organizuar ndaj kapaciteteve mbrojtëse të vendit, përcakton një prej neneve të reja.

Ndërkohë që neni 16, pika 1 e ligjit aktual, ndryshon dhe bëhet “Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes krijon qendra inteligjence që funksionojnë jashtë vendit në mënyrë të përkohshme, në zona përgjegjësie dhe zona interesi në mbështetje të Forcave të Armatosura”.

Sa i përket rekrutimit të punonjësve, hiqet detyrimi ligjor që punonjësi i AISM duhet të kryejë kursin bazë në Institutin e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe jep më shumë hapësirë për avancim profesional duke njohur të drejtën e punonjësve që t’i nënshtrohen procesit të arsimimit, trajnimit dhe kualifikimit në institucionet arsimore ushtarake dhe civile brenda dhe jashtë vendit.

Next Post

Ngjela: Berisha barbar si diktatori Enver Hoxha! Ja pse Alibeaj i përjashtoi nga PD 4 deputetët e Saliut

Presidenti Begaj: Media të ketë fuqinë e së vërtetës dhe të frymëzojë, lajmet e rreme shqetësuese

Ministria e Drejtësisë me “dorë të hekurt”: Heq licencën 5 përmbaruesve dhe 10 të noterëve, paralajmërohet amnisti penale!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved