• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kërkesa për dorëheqjen e Berishës, Luçiano Boçi: Ky është pasion momental, si mund të heqësh dikë nga drejtimi kur e kemi votuar ne?

August 17, 2025
in Aktualitet
        
 

Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike, që duhet të nisë me ndryshimin e strukturës, lidershipit dhe organizmit të partisë më të madhe të opozitës.

Në një intervistë për Top Channel, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, e cilësoi si pasion momental lëvizjen e paralajmëruar në PD, duke i kujtuar të gjithë atyre që kanë mendim ndryshe se vota përcakton se kush duhet të ikë dhe të vijë, në të kundërt duhet të shohin opsionin e fraksionit.

Kërkesa për riformatimin e Partisë Demokratike, duke nisur me lidershipin e saj, nuk ka mbërritur ende zyrtarisht në tryezën e Sali Berishës. Por, kritikët e Doktorit për të arritur qëllimin e tyre do duhet të presin zgjedhjet ose të krijojnë një fraksion brenda PD.

Nënkryetari i partisë, Luciano Boçi, në një intervistë për Top Channel shprehet kundër lëvizjes së paralajmëruar nga kritikët e kryetarit.

“Si mund të largosh një njeri nga drejtimi kur atë e vendos apo e heq vota apo vullneti i demokratëve? Jam disaprovues totalisht. Në PD, secili ka mendimin e vet ndryshe, mund ta shprehë, është diçka që ne e kemi pranuar vetë, e kemi zhvilluar dhe lejuar dhe kemi pranuar edhe fraksionet, dhe nëse dikush ka autoritetin për të bërë një fraksion, le ta bëjë; të mos e tregojë me autoritetin për ta hequr. Ne duhet të ndërtojmë; për të shkatërruar bëhet shumë kollaj”, thotë Boçi.

Një lëvizje që nis në shembullin e Foltores, që u pasua me rithemelimin e Partisë Demokratike, është paralajmëruar të nisë në vjeshtë nga kritikët më të ashpër të Sali Berishës. Por si po pritet ajo?

“Ndërsa kjo më duket pasion momental, çështje spiunimesh apo edhe çështje e marrjes përsipër e atyre veprimeve që tërheqin vëmendjen. Do kalojë!”, shton ai.

Revolta e kritikëve të Sali Berishës nisi pasi humbja e zgjedhjeve nuk u shoqërua me dorëheqje të lidershipit të partisë si reflektim i rezultatit të zgjedhjeve. Nënkryetari i Partisë Demokratike ka një analizë ndryshë të asaj që prodhoi 11 maji.

“Ne po themi që kjo humbje nuk është natyrale politike, është artificiale, ka ardhur nga krimi i organizuar që ka përcaktuar dhe kandidatët, kriminalizimi i administratës, blerja e votës, shkelja e ligjit zgjedhor.

SPAK mori përsipër të pengonte krimin zgjedhor dhe u bë palë, pra nuk është humbja klasike politike, dhe përballë kësaj ka vend për të rregulluar, po jo ta paraqesim sikur duhet të bëjmë revolucion, duhet të bëjmë rotacion. Nëse ne do kishim zgjedhje, po e nis nga vetja dhe unë do kisha dhënë direkt dorëheqjen”, shprehet nënkryetari i PD-së.

Shtatori pritet të shuajë shumë dilema brenda partisë më të madhe të opozitës. Fillimisht, raporti me Parlamentin, nënkryetari demokrat lë të hapur çdo opsion, nga greva tek ngujimi në sallën e Kuvendit.

“Do jetë marrëdhënie e kushtëzuar, do jetë marrëdhënie e bojkotuar sepse është mosnjohja në mes; do jetë aksion i fortë politik duke qenë brenda parlamentit, përfshirë edhe greva dhe ngujime apo forma të tjera të shprehjes së protestës politike në Parlament; gjithçka është pjesë e vendimmarrjes politike”, përfundon Boçi.


        
 
Next Post

Me profesion demokrat i papunë

Berisha njofton popullin se ka kaluar 24 orë në magjinë e bjeshkëve të Istogut me pronarin e bordellove të Hamburgut dhe mikun e Zenit, Osmanin e kazinove

Ai që pasurohet në opozitë nga taksat tona është më llumi i llumit/ Ish-deputetja e PD qan pushtetin që të punësohen bredhacakët dhe të paaftit... militantët: Demokratët 13 vite rrugëve, deputetët marrin nga kjo qeveri

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In