Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë ditën e sotme verifikimet e duhura në përputhje me kushtet ligjore për kandidaturat për Kreun e ri të SPAK.
Komisioni i zhvillimit të karrierës ka arritur në përfundimin se 3 kandidatët që janë në garë, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, nuk kanë masa disiplinore në fuqi dhe se kanë paraqitur platformën e tyre.
Njihet si “prokurori i besuar i amerikanëve”, Adnan Xholi kërkon kreun e SPAK. Kush është hetuesi i heshtur që theu tabunë Berisha
Me pak fjalë ata plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën për kreun e SPAK, ky vendim është miratuar nga KLP me 10 vota pro, në mungesë të antares Esmeralda Keshi.