• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

KLGJ rrëzon Metën dhe pranon sugjerimet e Euralius, emëron gjyqtarë të përkohshëm për të zgjidhur ngërçin në Gjykatën e Lartë

July 24, 2019
in Aktualitet

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka marrë parasysh kërkesat e Presidentit Ilir Meta sa i takon ngërçit në Gjykatën e Lartë. Përmes një letre, Meta shprehej se nuk duhet të pranohej sugjerimi i Euralius për të dërguar gjyqtarë të përkohshëm në Gjykatën e Lartë. Por KLGJ dje ka bërë të kundërtën e asaj që kërkonte Meta, duke pranuar një nga sugjerimet e Euralius.

KLGJ zhvilloi ditën e djeshme një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë. Në lidhje me këtë ngërç, nënkryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Maks Qoku propozoi një mënyrë alternative, duke kërkuar që Gjykata e Lartë të ngrihet me gjyqtarë të përkohshëm. Ky propozim mori pëlqimin e të gjithë anëtarëve të KLGJ, ku u votua në unanimiteti të plotë. Gjatë mbledhjes së djeshme u vendos që për çështje të caktuara gjyqësore dhe që janë në limite të afatit të shqyrtimit, KLGJ do të zgjedhë përmes shortit anëtarë nga Gjykatat e Apelit për t’i dërguar si gjyqtarë të caktuar në Gjykatën e Lartë. Kushti për këta gjyqtarë është që të kenë kaluar vetingun dhe të kenë 13 vite eksperiencë. Por po ashtu, gjatë mbledhjes së KLGJ u hap gara për juristët më të spikatur që mbartin ekspertizën e nevojshme për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë, ndërsa u listuan edhe problematikat më emergjente. Gjykata e Lartë prej pak kohësh është jashtë funksionimit dhe si pasojë mund të ketë një eksod dosjesh për gjykim drejt Strasburgut, çka i shkakton buxhetit të shtetit një rëndesë. Nënkryetari i KLGJ Maks Qoku u shpreh se mosngritja e Gjykatës së Lartë do të dëmtojë si imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pasi do të lirohen personat e ndaluar për ekstradim, por edhe Buxhetin e Shtetit, pasi mund të ketë eksod të çështjeve që mund të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut.

“Problematikë është shqyrtimi mbi kompetencat mes gjykatave; Pamundësia e shqyrtimit të çështjeve civile me objekt rekursi përsa i përket sidomos ankimeve të individit, por edhe ankimeve të shtetit që dëmtojnë buxhetin e shtetit. Problematikë është edhe “eksodi” i çështjeve që mund të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut ne rast mos funksionimi vazhdues të Gjykatës së Lartë”, u shpreh Qoku. Trajtimi i çështjeve për ekstradim duket se do të jenë edhe prioriteti i Gjykatës së Lartë, pasi siç deklaroi nënkryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Maks Qoku, për shkak të mos-funksionaliteti të Gjykatës së Lartë me ezaurimin e afateve ndryshon edhe masa e arrestit për personat e ndaluar me qëllim ekstradimin. Formula e Euralius:Duke qenë se Gjykata e Lartë është jashtë funksionimit se ka mbetur vetëm me dy gjyqtarë nga 19 që duhet të kishte, dy ekspertët e Euralius, Grzegorz Borkowski, Klodian Rado rekomanduan emërimin e gjyqtarëve të përkohshëm, në mënyrë që të tejkalohet ky ngërç që është krijuar. “Me qëllim që të kalohet kjo periudhë tranzitore, ndërkohë që procesi i ngritjes në detyrë dhe i emërimit në Gjykatën e Lartë nuk ka përfunduar ende, KLGJ-ja mund të konsiderojë të përdorë skemën e delegimit dhe caktimin e gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë”, thuhet në njoftimin e misionit Euralius./Elisjeda Kiko

Next Post

Rama paralajmëron Ilir Metën: S’ka pazare për të shpëtuar politikanë nga drejtësia, reforma as negociohet dhe as diskutohet

Ramush burrnia s’lahet me një send të mirë e 80 të zeza tjera!

Ilir Meta debat me Sonila Meço: Jam i ndershëm nuk kam vjedhur kurrë! Rama duhet të ketë frikë se ai ka vjedhur

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved