1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kllouni ish Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) Alfred Balla nuk pranon shkarkimin nga Vettingu!

May 22, 2024
in Aktualitet
        
 

Në Shqipëri, kryetari Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) Alfred Balla nuk do të mund të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme, e për pasojë “nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm”. Vendimi u mor të martën nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), struktura më e lartë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi deri në vitin 2017, kur kishin hyrë në fuqi ligjet e reja të Reformës në Drejtësi, ai kishte punuar si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë.

Por zoti Balla i tha në mbrëmje Zërit të Amerikës, se vendimi, të cilin ai e cilëson “të turpshëm”, nuk ka të bëjë me detyrën e tij aktuale në KLP, pasi ai është zgjedhur anëtar i saj nga parlamenti, si përfaqësues i shoqërisë civile dhe jo si magjistrat e për pasojë “jam ende në detyrë si kryetar dhe anëtar i KLP-së”, deklaroi ai duke shtuar se “nëse do të dojë, mund të më shkarkojë vetëm parlamenti”.

Zoti Balla është zgjedhur në vitin 2018 si anëtar i KLP-së, dhe në mars të 2022, u zgjodh në krye të “qeverisë së prokurorëve” me një mandat dy vjeçar. Ndërkohë, mandati tij si anëtar ka përfunduar që prej dhjetorit të vitit të kaluar, por procedurat për përzgjedhjen e 3 kandidatëve jo magjistratë u zgjatën përtej afateve.

Ndonëse për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ai konsiderohej subjekt i procesit të rivlerësimit kalimtar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) organizoi shortin për caktimin e trupit gjykues për rastin e tij në fund të dhjetorit të vitit 2021.

Trupës iu desh më pas 1 vit e gjysëm për të vlerësuar nëse ai e gëzonte statusin e magjistratit e për pasojë të përcaktonte nëse do të duhej që ai t’i nënshtrohej ose jo, të ashtuquajturit proces të Vettingut. Përfundimisht në qershor të 2023-it, KPK-ja mbylli procesin e rivlerësimit ndaj zotit Balla, pa një vendim përfundimtar, duke konstatuar se ai e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte liruar nga detyra me vendim të kryetarit të Gjykatës së Lartë në korrik 2017.

Vetë zoti Balla e kishte kundërshtuar me forcë, procesin e rivlerësimit, madje në fillim të vitit 2023 ai ishte ankuar dhe në Bruksel, ndaj vëzhguesit ndërkombëtar Theo Jacobs, duke e akuzuar atë se po ushtronte trysni ndaj anëtarëve të KPK-së, që ky institucion të kryente vettingun ndaj tij.

Vendimi i KPK-së, u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, sipas të cilit, përkundër pretendimeve se me lirimin nga detyra në Gjykatën e Lartë, është humbur dhe statusi i magjistratit, vetë zoti Balla kishte ndërmarrë beteja ligjore që atij t’i njihej ky status, si përmes një padie në Gjykatën Administrative ashtu dhe me një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Sipas akteve të bëra publike nga Komisioneri Publik, zoti Balla është tërhequr më pas, si nga padia në shkallët e gjyqësorit dhe nga kërkesa bërë në KLGJ “kur nga ana e trupës gjykuese të KPK-së vijoi dërgimi i pyetësorëve të procesit të rivlerësimit”.

Sipas Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, zoti Balla “e ka humbur statusin për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve, në kushtet kur, ndërsa nuk e kontestoi urdhërin (lirimin nga detyra në Gjykatën e Lartë shën. red.) në rrugë ligjore, ka shfaqur vullnetin për t’u zgjedhur në një organ tjetër kushtetues. Kjo sjellje u vlerësua si shkaku përcaktues për përfundimin e marrëdhënies së tij të punës si ndihmës ligjor dhe u bvlerësua se përmbush kushtet për t’u kualifikuar si dorëheqje nga detyra”. Sipas Nenit G të Aneksit të Kushtetutes, dorëheqja nga një subjekt i rivlerësimit çon në ndërprerjen e procesit dhe pasohet nga pamundësia për të qenë pjesë e sistemit të Drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në reagimin e tij në mbrëmje, zoti Balla shprehet se “edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua”.

Ashtu siç dhe i konfirmoi Zërit të Amerikës, zoti Balla është i mendimit se vendimi “nuk ka lidhje me statusin tim aktual në KLP, si i zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Për sqarim, ky nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj meje. Në bazë të këtij vendimi, në të ardhmen nuk mund të kandidoj për vende të caktuara, kuptohet deri sa të shprehet Gjykata për të Drejtat e Njeriut”, duke paralajmëruar një ankim në Strasburg./VOA/


        
 
Next Post

DW: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?

"Shpërthen" Dash Sula: Po bëjmë opozitë kuturu, pse o me Flamur Nokën do vijmë në pushtet ne?

15-vjeçarja refuzon të bëjë kontrollet mjekësore, nëna hedh poshtë akuzat e vajzës: Bashkëshorti im nuk e ka përdhun*ar

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com