• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

KLP nis lëvizjet për t’i dhënë fund kaosit në drejtësi: Miraton 35 kandidatë për prokurorë për të zëvendësuar emrat e ngelur në veting

January 16, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur lëvizjet për t’i dhënë fund kaosit në drejtësi. Për shkak të furtunës që ka sjellë vetingu, në gjykatat dhe prokuroritë e vendit janë krijuar me dhjetëra vakanca, duke sjellë vonesa në shqyrtimin e çështjeve. Ashtu siç ishte planifikuar nga ndërkombëtarët, të ngelurit në veting do të zëvendësohen nga njerëz të papërlyer në afera.

Në seancën e zhvilluar dje, 10 anëtarët e KLP-së, miratuan 35 kandidatë për magjistratë në profilin prokuror në Shkollën e Magjistraturës. Ajo që u vu re është se vendimi i marrë dje nga KLP është i paprecedentë, pasi u dyfishua numri i pranimeve në Shkollën e Magjistraturës. Por siç përmendëm pak më lartë, kjo ka ardhur për pasojë të mungesave që ka lënë vetingu. Kujtojmë se të paktën 50 prokurorë për 2 vite janë shkarkuar nga detyra, pas përballjes me KPK, ose shkarkimet e bëra në shkallën e dytë.

Gjithashtu, gjatë seancës së djeshme, anëtarët e KLP-së miratuan me 10 vota pro projektaktin “Për caktimin e përkohshëm të z.Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër”, për një periudhë 3-mujore. Prokurori Fusha është caktuar përkohësisht në postin e drejtuesit në korrik të 2019. Në rendin e ditës ishte edhe komandimi i prokurorëve për pozicione në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, KLP hapi procedurën për paraqitjen e kërkesës nga kandidatët që vijnë nga radhët e prokurorëve, për tu komanduar, me pëlqimin e tyre për tre pozicione në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërsa dje, KLP miratoi opinionin mbi kandidatët që kanë aplikuar për postin në fjalë. Sipas KLP-së, kanë kandiduar prokurorët Pranvera Pustina, Olsi Dado dhe Arens Çela, ndërsa sipas kreut të KLP-së, në mbledhjen e ardhshme do të marrë vendimin përfundimtar për kandidaturat e paraqitura. Në seancën e djeshme, KLP-ja njoftoi se prokurori Orgert Rumnici është përjashtuar nga kandidimi për komandim, për shkak se komandimi i tij do të ndikonte në veprimtarinë normale të punës së Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Berat. Gjithashtu, anëtarët miratuan me 8 vota pro projektaktin për dhënie leje të papaguar bazuar në kërkesën e prokurores Esmeralda Ndoci, prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, përgjatë periudhës 24 mujore.

Next Post

Prapaskenat si amerikanët nxorën jashtë loje Metën për tryezën e dialogut! Vendi drejt zgjedhjeve pasi të jetë vulosur shkarkimi i tij

Kreshnik Spahiu denigron Bashën: Dogje gjithçka për një dosje! Nuk i ke harruar dy vajzat ruse që paguan financimin nga bankat e Ukrainës

“S’ka problem kur e vendos qëllimin lart e s’e arrin dot”, kryeministri Rama jep mesazhin e fortë: Tragjike është kur...

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved