• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Konfirmon Rudina Hajdari: Në zgjedhje do hyj me partinë e re, shpresëplotë që qytetarët do më japin shansin të zgjidhem

October 26, 2020
in Aktualitet, Debat

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se do të hyjë në zgjedhje me partinë e re duke treguar dhe emrin e saj.

Sa i përket akuzave nga dy kampet e mëdha politike PS-PD për krijimin e partive të reja dhe kujt i përkasin, Hajdari tha se kjo gjë mbyt frymën demokratike dhe dekurajon qytetarët të votojnë.

“Kjo historia që ekzistojnë vetëm 2 parti mbyt komplet pluralizmin në Shqipëri, frymën për të pasur ndryshime të tjera. Është e rëndësishme që ne të krijojmë hapësira demokratike ku gjithsecili të ketë mundësinë për të kontribuuar. Fryma demokratike brenda partive u mbyt. Menaxhim i dobët nga të dyja palët duke parë që mes partive të tyre ka 100 probleme. Duke vrarë parimet demokratike brenda partive, i deklarojnë vendit një gjë që kushdo që do drejtojë vendin do jetë autokratik.

E rëndësishme të kuptojmë se çfarë po ndodh sot. Çdo qytetar e ka të drejtë të kuptojë çfarë po ndodh. Taksat e qytetarëve vidhen, e pamundur të kemi një zhvillim të qëndrueshëm. Kam shpresë duke parë frymën e shumë qytetarëve. Të zhvendosësh vëmendjen duke mbytur frymën demokratike duke i thënë qytetarëve që ky menaxhohet nga një parti apo një tjetër. Në këtë mënyrë po demotivojnë qytetarin që nesër mos të shkojë të votojë”, deklaroi Hajdari.
E pyetur nëse po krijon vetë një lëvizje, ajo konfirmoi dhe tha se partia e re do quhet “Nisma”, duke shprehur besim se qytetarët do i japin shansin të zgjidhet bazuar në platformën e kësaj lëvizjeje.

“Absolutisht, pa dyshim. Do hyj në zgjedhje me partinë e re. Do quhet nisma. Jam shpresëplotë që qytetarët do më japin shansin që të zgjidhem në bazë të platformës që do ndërtojmë së bashku dhe për t’i dhënë shansin këtij grupimi për të ndryshuar gjëra. Sot është momenti që qytetarët të përkrahin lëvizje si kjo që është për institucione të forta, pro integrimit dhe mbështet parimet perëndimore”, deklaroi Hajdari.

E pyetur se cili do të jetë hapi i radhës nëse nuk ka një përgjigje pozitive për mbledhjen e Këshillit Politik pas kërkesës së saj, Hajdari tha se do vijojë betejën.

“Do shkoj në parlament dhe do shikoj mundësi të tjera për të vijuar një betejë tjetër ditët e ardhshme”, tha ajo.

Next Post

Skandali i Metës me pajisjen me pasaportë shqiptare të lojtarit të Tiranës, pse e ka kyçur gojën tani Refik Halili?

“Isha më i vlerësuari i anëtarësisë”! Si i gënjeu Salianji publikisht demokratët: Ja shifrat e KQZ-së

Kur Sali Berisha tentoi në vitin 2008 të shiste rërën e Durrësit për italianët

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved