• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kotzias konfirmon ngulmimin e palës shqiptare për çështjen çame, Tsipras në Prill vjen në Tiranë

January 30, 2018
in Aktualitet

Kryeministri grek Aleksis Tsipras do ta zhvillojë vizitën e paralajmëruar në Shqipëri, në ditët e para të prillit.

Edhe pse data e saktë nuk është shpallur, ministri i jashtëm Nikos Kotzias, deklaroi se kjo vizitë do të realizohet “pak para Pashkëve” ortodokse, që janë më 8 prill.

Gjatë një interviste të gjatë në televizionin publik ERT, për negociatat me Maqedoninë, Kotzias është pyetur edhe për zhvillimet në marrëdhëniet me Shqipërinë.

Pak orë pasi kishte deklaruar se çështja çame nuk ekziston dhe se nuk përbën objekt diskutimi në negociatat Athinë-Tiranë, shefi i diplomacisë greke ka dhënë një detaj më shumë:

“Pala shqiptare e shtron për diskutim, pala greke thotë “nuk e diskutoj” dhe aty mbarojmë”, tha Kotzias.

Por Kotzias ka lënë të kuptohet se, siç tha, “pala shqiptare do të dojë dhe do të bëjë propozime për disa parime të përgjithshme të të drejtave të njeriut dhe si zbatohen ato”.

Në intervistë, ministri i Jashtëm grek ka dhënë edhe një detaj nga takimi Tsipras-Rama javën e kaluar. Sipas tij, kryeministri shqiptar ka propozuar që pala greke të përgatisë libra për fëmijtë e minoritetit grek në Shqipëri.

“Zoti Rama na bëri një propozim shumë të mirë, duke na thënë që në vend që të përgatisin ata libra greqisht ta bëjmë ne. Besoj se është një propozim shumë i mirë të përgatisim libra të shkruajtura posaçërisht për fëmijët e minoritetit grek. Besoj se është një hap tjetër përpara”, tha Kotzias.

Ministri i jashtëm grek iu referua edhe rishikimit të teksteve shkollore, duke thënë se komisioni përkatës funksionon prej kohësh dhe se pala shqiptare është angazhuar që “shtatorin e ardhshëm të ketë kryer korrigjimet e nevojshme”.

“Nëse dhe neve na ka shpëtuar diçka nga tekstet tona, do t’i heqim edhe ne”, shtoi Kotzias.

Ministri i jashtëm grek u shpreh i sigurt edhe për mbylljen e çështjes së Paktit Detar, duke deklaruar në mënyrë të prerë: “Do të biem dakord”.

Next Post

Rroga marramendëse e kryeministrit shqiptar shpallet e jashtëligjshme!

Përçahet ‘opozita e bashkuar’/ Kryemadhi akuzon rëndë Berishën: Djegia e mandateve është lojë e Ramës

Aeroporti i Vlorës, Gjiknuri jep lajmin e mirë: 1000 të punësuar të përhershëm

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved