• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Friday, August 29, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

KPA e largoi për 15 vjet nga sistemi, KLP vendos përfundimin e mandatit për Alfred Ballën

May 28, 2024
in Aktualitet

KLP miratoi me 9 vota pro vendimin për mbarimin e mandatit për Alfred Ballën. Bazuar në këtë vendim, Alfred Balla nuk mund të jetë më anëtar i KLP-së, pasi më parë KPA e përjashtoi për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.

Në mbledhjen e pasdites së KLP u paraqit një raport mbi atë se çfarë ka ndodhur nga momenti që KPA vendosi largimin e Alfred Ballës nga sistemi i drejtësisë, ndërsa kreu në detyrë i KLP-së, ka kundërshtuar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Debatet në KLP konsistonin në faktin nëse qëndrimi në detyrë i Alfred Ballës si anëtar i KLP binte ndesh ose jo me vendimin e KPA.

Sokol Stojani ka kërkuar në mënyrë të prerë zbatimin e vendimit të KPA-së, që e konsideroi si një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk mund të interpretohet dhe as të vihet në dyshim.

Stojani tha se Kushtetuta e thotë qartazi, ndaj i kërkoi në seancën e paradites KLP-së që të merrte një vendim, bazuar pikërisht në vendimin e KPA-së.

Në fillimin e mbledhjes së pasdites së KLP-së, zv.kryetari Tartar Bazaj pyeti anëtarët nëse Alfred Balla mund të paraqitet si dëgjues në sallë, kërkesë e cila është pranuar, duke i dhënë kështu mundësi kreut të detyrë të KLP-së që të japë qëndrimin e tij.

Këshilli ka rrëzuar kërkesën e Alfred Ballës për përjashtimin nga kjo mbledhje për Taratar Bazajn, për konflikt interesi. Pro kërkesës së Ballës ka votuar vetëm anëtarja Nurihan Seiti.

Alfred Balla vijonte të ishte anëtar i KLP-së dhe njëherazi kryetar i saj, megjithëse prej 18 dhjetorit 2023 i kishte përfunduar mandati 5 vjeçar. Balla qëndronte në detyrë në pritje të zëvendësimit të tij nga anëtari i ri, përfaqësues i shoqërisë civile, që duhet të zgjidhen nga Kuvendi.

Balla tentoi të shmangte procedurat e Vetting duke pretenduar se nuk ishte pjesë e sistemit, edhe pse bazuar në Kushtetutë, si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë ai ishte subjekt i kontrollit.

Ndërsa kaloi fazën e parë në KPK pa një vendim të prerë, Komisioneri Publik iu drejtua KPA-së duke kërkuar përjashtimin e Alfred Ballës nga sistemi i drejtësisë. Me 3 vota pro dhe 2 kundra, KPA vendosi që Alfred Balla të mos ishte pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.

Balla nga ana e tij ka paralajmëruar se do e çojë çështjen në Strasburg.

Next Post

Fredi Beleri po shtyn gjyqin sepse kërkon të shkoi si "martir" jo si i dënuar në zgjedhjet e parlamentit europian

ANTIMAFIA dhe SPAK operacion në Itali: Shqiptari biznes me ish-portierin e Napolit, blenë 31 restorante në qendër të Firences, ja si pastruan 13.5 milionë euro

Avionët “Rafale” fusin Francën në telashe! Porositë kapin shifra të frikshme: Ja cilat janë shtetet që kanë porositur më shumë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved