Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin Tirana Live në ABC News, ka bërë deklarata të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e cilësoi si një nga figurat më të rrezikshme dhe përçarëse në historinë politike të vendit.
Çupi u shpreh se nga Berisha mund të pritet gjithçka e keqe, pasi ai e sheh veten në fundin e rrugës politike dhe përpiqet të tërheqë pas vetes sa më shumë, përfshirë edhe vetë vendin.
Sipas tij, Berisha është një figurë që nuk di të ndalet dhe urren gjithçka që nuk e kontrollon, duke përhapur konflikt dhe përçarje që në fillesat e karrierës së tij. Çupi theksoi se ndonëse Shqipëria i ka bërë shumë favore, ai nuk ka ditur kurrë t’i vlerësojë ato dhe ka reaguar me dhunë e urrejtje, madje edhe ndaj njerëzve të tij.
Çupi kritikoi ashpër edhe mangësitë në legjislacionin shqiptar, që sipas tij kanë lejuar që Berisha të mos përballet me drejtësinë për veprimet e tij. Sipas analistit, veprime të fundit të Berishës, si ngjarja në Theth, janë dëshmi e qëndrimit të tij të pandryshuar ndaj Shqipërisë dhe dëshirës për të destabilizuar vendin.
“Nga Sali Berisha pret gjithçka të keqe dhe të dëmshme. Berisha e shikon veten në fund të botës dhe kërkon që të tërheqë sa më shumë afër vetes, qoftë edhe vendin. Vendi i ka bërë ndere të mëdha, por një personi që nuk di ta vlerësojë. Berisha nëse nuk pushon diçka e urren. E gjithë historia është kështu që nga njerëzit e vet, që nga Tropoja. Nisi pushimin dhe vrau 200 të rinj dhe të reja, që janë tropojanë të gjithë. Berisha është i vetmi nga udhëheqësi shqiptarë, që ndahet për përçarjen e vendit nga udhëheqësit e vet.
Në këtë rast bie në sy mungesa e legjislacionit shqiptar. Është një dobësi e ligjit që e ka mbajtur këtë njeri të tillë. Berisha është njeriu më i urryer dhe i neveritur i këtij vendi, e çfarë nuk i ka bërë këtij vendi. Përveç atyre që janë të denoncuara zyrtarisht, ka shumë denoncime. Berisha i ka marrë veriorët si mish për top, për të sulmuar jugun. Aktet e Sali Berishës rrëqethin, e do vendin të shkatërruar nga konfliktet e të tjera. Ai nuk e njeh Shqipërinë dhe nuk e do kështu. Ai “teatri” që ndodhi në Theth, ishte lëkura e Berishës”, tha analisti Frrok Çupi.