• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Krimi i pasionit/ Si e vrau malazezi që u arrestua sot në Tiranë të dashurën miliardere nga Ukraina (FOTO)

June 17, 2018
in Kronike

I riu malazez që u arrestua sot në Tiranë, është Arsenije Stanović, 22 vjeç, ndërsa akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij Anastasije Lašmanove. Ngjarja e rëndë ndodhi në 11 maj të këtij viti. Sipas portalit malazez ‘Pinkm.me’ thuhet se policia kishte mbledhur shumë prova materiale që tregonin se pas krimit dyshohet se fshihej i riu, pasi thuhet se janë gjetur gjurmë që pasi iu bënë analizat rezultuan se përkojnë me ADN e 22-vjeçarit.

Malazezi ishte djali i një komandanti të policisë kufitare në aeroportin e Tivarit. Ai ishte në një lidhje me vajzën ukrainase, 8 vite më të madhe dhe dyshohet se ka qëlluar me thikë dhe i ka shtypur kokën. Kamerat e sigurisë së ndërtesës ku banonte 22-vjeçari si dhe lista e thirrjeve telefonike nga celulari i vajzës kanë bërë të mundur identifikimin e tij. Një mik i vajzës kishte telefonuar policinë duke denoncuar zhdukjen e saj. Ai kishte thënë se nuk arrinte të komunikonte me Anastasije Lašmanoven. Kishte shkuar dhe banesë por askush nuk e hapte derën. Zjarrfikësit thyen derën e apartamentit dhe gjetën skenën e tmerrshme, raporton ‘BalkanWeb’.

Hetuesit e çështjes kanë dyshime se ngjarja në fjalë është krim pasioni. Policia po heton ndër të tjera edhe për disa persona, përfshirë babanë e të dyshuarit, Zoran Stanoviç, i cili u shkarkua dy ditë më parë nga pozicioni i komandantit të degës së policisë kufitare në aeroportin e Tivarit. Kjo pasi ai dyshohet se ka lejuar që i biri të kalonte kufirin drejt Shqipërisë. Viktima, 30-vjeçarja Anastasije Lašmanove shkoi në Mal të Zi pak vite më parë dhe punoi si kameriere. Brenda një kohe të shkurtër u bë shumë e fuqishme dhe pasuritë që zotëronte, sipas vlerësimeve, vlejnë dhjetëra miliona euro. Ajo ishte drejtoreshë e kompanisë “Sea Trade”, pronare e hotel “Mimoza” në Tivar dhe kompleksit “Perla”. Lashmanova është pronare e sallës së bukurisë “Femme fatale” që gjendet në hotelin “Tre kane” në Budva. Ndonëse nga Ukraina, vajza erdhi në Malin e Zi me pasaportë ruse, ndërsa mediat malazeze vënë në pikëpyetje se si në pak vite e reja arrit të bëhej e pasur. Po ashtu, mediat flasin për një pasuri prej 105 milion eurosh, duke u renditur si një nga personat më të pasur të Ukrainës. Ndërkohë, pas arrestimit në Tiranë, i riu u depërtua për në Malin e Zi, ndërsa u mor në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.
4

3

1

Next Post

Në Dibër për ndërtimin e ”Rrugës së Arbrit”, Edi Rama bën publik bastin me Olta Xhaçkën

I moshuari sfidon Bashën dhe Kryemadhin: Ky është propozimi im, ejani dhe votojeni. Në të kundërt nuk jeni dibranë!

Arben Sefgjini, gati të rrëfej “mëkatin” e vrasje-zhdukjes së Remzi Hoxhës, bërë nga klika e SHIK me “fletë-porosi” të Sali Berishës

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved