1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kriminelët i la të lirë, Tahirin e plasi në burg… ish-ministri e ka denoncuar 3 herë për shkelje gjyqtarin që e burgosi

February 7, 2022
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Saimir Tahiri u dënua 2 ditë më parë nga Apeli i GJKKO për 3 vite e 4 muaj burg, duke e bërë kështu të dytin ministër në këto 30 vite në Shqipëri që dënohet me heqje lirie. Vendimi për dënimin e ish ministrit të Brendshëm është marrë nga një trupë gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Në vitin 2014 ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përgatiti një listë gjyqtarësh për të cilët kërkoi ndëshkim, për vendime absurde dhe që betonizonin kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, duke liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda. Tahiri e akuzonte Pëllumbin për 3 raste. Report Tv ka siguruar listën si dhe shkresën e dërguar atëherë Kryetarit të KLD-së atëherë Bujar Nishanit, për dijeni ministrit të Drejtësisë nga Nasip Naço. Rasti më i rëndë ishte ai i se Pëllumbi kishte liruar nga burgu Hekuran Meçanaj, i arrestuar nga policia për vrasje nga pakujdesia. Një tjetër rast ishte ai i Eqerem Braçit, i cili u arrestua për plagosje të rëndë me dashje, ndërkohë që gjyqtari Engert Pëllumbi i dha ‘Arrest në shtëpi’. Rasti i tretë ka të bëjë me një aksident me pasoja, të akuzuarin serish gjyqtari e la të lirë. Për të tre këto rastet prokuroria kishte kërkuar ‘arrest me burg’.

Në letrën e dërguar Nishanit dhe për dijeni Naços Tahiri shpreh shqetësimin e madh për disa vendime të gjyqtarëve të cilët sipas tij betonizojnë kulturën e pandëshkueshmërisë në vend.

“Ju drejtohem përsëri për të ndarë me ju shqetësimin e vazhdueshëm mbi disa vendime të gjykatave, më së paku të diskutueshme në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi, por nga ana tjetër betonojnë kulturën e pandëshkueshmërisë duke ricikluar kriminalitetin dhe paligjshmërinë. Vlerësoj se vendimet e gjykatave nuk janë pronë private as e gjyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin, madje përkundrazi, diskutimi mbi vendimet e gjykatave përmbush dhe plotëson nevojën për respektimin e tyre dhe të gjyqësorit në tërësi. Sakaq me shqetësimin qytetar por mbi të gjitha, të detyrës që ushtroj, e gjej të domosdoshme t’Ju bëj me dije listën bashkangjitur, të cilat në vlerësimin tonë meritojnë shqyrtim të hollësishëm”, ka shkruar Tahiri.

Por i pyetur nga Report Tv në lidhje me këtë avokati Maks Haxhia, konfirmoi qe ai dhe i mbrojturi prej tij, Saimir Tahiri, nuk e kanë kujtuar një gjë të tillë dhe me këtë fakt janë njohur nëpërmjet medias.

“Natyrisht nëse do kishim dijeni për një fakt të tillë para ose gjatë seancës së gjykimit të çështjes absolutisht që do kërkonim përjashtimin edhe pse ishte detyrimi ligjor i vet gjyqtarit që të jepte dorëheqje”, ka thënë Haxhia.

Po sipas avokatit Haxhiaj vëllai i gjyqtarit tjetër të trupit gjykues Florjan Kalaja, Aulon Kalaja është anëtar i Këshillit kombëtar të PD dhe në fillesat e bërjes publike të çështjes penale në ngarkim të Tahirit ka qenë shumë i ngarkuar kundër ish-ministrit. Sipas avokatit edhe gjyqtari tjetër z. Kalaja do ishte në nderin e tij të kishte dhënë dorëheqje.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

3 rastet e denoncuara nga Tahiri:

VRASJE NGA PAKUJDESIA – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit ka ndaluar në datë 04.03.2013 shtetasin Hekuran Meçanaj, i dtl. 01.01.1978, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka vrarë nga pakujdesia shtetasin Muherrem Lulaj me banim ne Hambaraj, Fier. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Gjykata e shkallës së parë Fier me vendim Nr. 256 datë 08.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka vendosur masën e sigurisë, “Detyrim i paraqitjes tek oficeri i policisë gjyqësore”.

PLAGOSJE ME ARMË – GJYQTARI VENDOS ARREST NË SHTËPI

Policia e Shtetit në datë 02.03.2014, ora 23:00 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Eqerem Braçi, i dtl. 29.05.1964. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe armëmbajtje pa leje, parashikuar nga neni 88 e 278/4 i Kodit Penal, pasi ne datë 02.03.2014 rreth orës 14:00, ka plagosur në Levan, Fier me armë zjarri shtetasin Besnik Myteris Alliaj e Klodjan Artan Aliaj, i datëlindjes 10.11.1996. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendim nr. 250 datë 06.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

AKSIDENT ME PASOJA – GJYQTARI VENDOS DETYRIM PARAQITJE

Policia e Shtetit në datë 22.03.2014, ka arrestuar në flagrancë shtetasin z. Xhemal MANAJ, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291, te Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, me Prokuror të çështjes z. Genci MANE, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Gjyqtar të çështjes z. Engert PËLLUMBI, me vendim Nr. 770, datë 08.03.2014, ka vendosur “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Shkresa e plotë e Tahirit për Presidentin Nishani si kryetar të KLD-së

I nderuar Zoti President, me respektin me të lartë për institucionin e Presidentit të Republikës, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, po Ju drejtohem përsëri për të ndarë me ju shqetësimin e vazhdueshëm mbi disa vendime të gjykatave, më së paku të diskutueshme në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi, por nga ana tjetër betonojnë kulturën e pandëshkueshmërisë duke ricikluar kriminalitetin dhe paligjshmërinë.

Vlerësoj se vendimet e gjykatave nuk janë pronë private as e gjyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin, madje përkundrazi, diskutimi mbi vendimet e gjykatave përmbush dhe plotëson nevojën për respektimin e tyre dhe të gjyqësorit në tërësi.

Sakaq me shqetësimin qytetar por mbi të gjitha, të detyrës që ushtroj, e gjej të domosdoshme t’Ju bëj me dije listën bashkangjitur, të cilat në vlerësimin tonë meritojnë shqyrtim të hollësishëm.

Lista bashkëlidhur është e gjatë, por fatkeqësisht jo shteruese, e megjithatë, me besimin e thellë në institucionin qe Ju përfaqësoni, mbetem me shpresë se do të bëni gjithçka është në dorën Tuaj për të vënë në lëvizje KLD-në me qellim shqyrtimin e zbatimit të ligjit dhe standardet e dhënies së drejtësisë për qytetarët, qoftë këta të akuzuar apo me shumë akoma, të dëmtuar.

Duke konsideruar ndërtimin e shtetit ligjor dhe drejtësinë si vlera të përbashkëta e po kështu dhe përpjekjen për të luftuar pandëshkueshmërinë, me bindjen se angazhimi Juaj ndikon drejtpërdrejte në krijimin e kulturës se zbatimit të ligjit, në mënyrë të barabartë për të gjithë veçanërisht në luftën kundër krimit to organizuar apo kriminalitetit në tërësi! Ju falënderoj për mirëkuptimin!


        
 
Next Post

I vetëm në një dhomë me frigorifer dhe televizor... avokati i Saimir Tahirit zbulon ku do e vuajë dënimin ish-ministri

Avokati i njohur flet për vendimin ndaj Tahirit: Vendim shumë i rrezikshëm, kthehet në precedent

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tregon prapaskenat e procesit të Saimir Tahirit: E dinte shumë mirë që do arrestohej në sallën e gjyqit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com