• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ku gjendet qyteti ilir Damastion?!

November 17, 2022
in Histori

Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet 63 para Krishti, 20 pas Krishti) dhe në Palimsestin e Vatikanit. Analizat kanë treguar së monedhat e qytetit u farkuan nga argjendi më cilësor në Evrope juglindore, ashtu siç është me cilësori argjendi i minierave të Artanës ( Novobërdës).

Toponim “Lema e Art” i cili gjendet pranë lagjes së minatorëve “ Kolonia” në afërsi të qendrës së vjetër të qytetit bashkëkohor të Artanës (Novoberdës), pranë minierave të xeheroreve të arit dhe argjendit, sikurse edhe metaleve të tjera, ep gjurmët e një vendbanimi të fortifikuar i cili ngrihej mbi një kodër të butë, karshi kodrave të larta që e rrethojnë.

Fortifikimi i cili ruhet në formë të ledheve të dheut ndjek izohipsën me të lartë të kodrës, të varur nga pozita e terrenit duke mbyllur sipërfaqe rreth 5 Ha, në formë elipsi të çrregullt. Gjurmë të vendbanimit, të përfaqësuara nga fragmente të qeramikës hetohen edhe në anën lindore e perëndimore të kodrës, në një sipërfaqe prej afro 2.5 hektarësh, që rezulton, që sipërfaqja e gjithmbarshme e vendbanimit përfshinë rreth 8 hektarë.

Kërkimet e ndërmarra në vitet 1990, 2012 e 2014 e të kryesuara nga autori i këtij shkrimi, dëshmuan që kemi të bëjmë më një qendër të rëndësishme banimi të periudhës së Mbretërisë Dardane të shek. IV – III para Krishtit, sipas të gjitha gjasave me gjurmët e qytetit ilir Damastion.

Kjo vërtetohet më se miri nga arkitektura ( ndërtimet më blloqe gurësh ciklopik), nga trakti i murit rrethues i zbuluar në anën veriore, më gjatësi 25m, gjerësi 1.60 i ngritur nga gurë te mëdhenj e mesatar, i cili përforcohej nga ana e brendshme në çdo 3. 90m më kontrafor. Janë gjetur po ashtu enë të poçarisë të përdorimit në kuzhinë, fragmente vazosh luksoze të hijeshuara më figura të zeza në sfond të kuq, fragmente amforash, terakota e hyjneshës Hygia, koka meduzës Gorgona e derdhur në bronz. Të gjitha këto gjetje datohen në shek. IV – III para Krishtit, pikërisht në kohen kur qyteti ilir Damastion ka farkua monedha ardgjendi.

Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet 63 para Krishti, 20 pas Krishti) dhe në Palimsestin e Vatikanit. Analizat kanë treguar së monedhat e qytetit u farkuan nga argjendi më cilësor në Evrope juglindore, ashtu siç është me cilësori argjendi i minierave të Artanës ( Novoberdës)./Botasot.info

Next Post

Të pavdekshëm! Pesë filmat shqiptarë që na kanë bërë të derdhim lot duke i ndjekur (Foto)

Nostalgji dhe mall për këngëtaret shqiptare që mrekulluan publikun para viteve 90-të

Si sot, me 17-Nentor 1944-tër u çlirua Tirana! Ngjarje që i bëri shumë "tiranas" të humbnin pronat! Pronarët e sotëm humbnin poturet, sofrat, minderet dhe mangallet

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved