“Kërpudha Gjigante me Tri Pjesë” e dëmtuar nga prostesta e opozitës një vit më parë, e vendosur në kopshtin e selisë së qeverisë dhe e dhuruar nga autori Carsten Höller është rivendosur përsëri në vendin që ishte.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram shkruan se kërpudha është rikthyer dhe është 1 metër më e lartë se ç’ishte.
“Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, KËPURDHA e artisit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga koleksioni i famshëm i disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç’ishte.
Karakteristika e kësaj këpurdhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson”, shkruan Rama.