• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kulla gjigande e Bashkim Ulajt në Tiranë te Liqeni, Braçe: Në këtë zonë s’ka shkolla, çerdhe e qendra shëndetësore ndërtimi edhe në parkingun e Bashkisë

September 28, 2025
in Aktualitet, Debat

Deputeti socialist, Erion Braçe flet pë kullën 58 kate që do të ndërtohet nga botuesi Bashkim Ulaj te Liqeni Artificial në Tiranë. Ndonëse nuk e përmend me emër Braçe shkruan se në këtë zonë do të ndërtohet një kullë me 58 kate, leje për të cilën e ka marrë Ulaj. Braçe ngre disa shqetësime për mungesën e shkollave, çerdheve dhe qendrave shëndetësore në këtë zonë, e cila ndodhet te Liqeni Artificial në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti theksoi se ndërtimet shtrihen deri poshtë digës dhe kanë përfshirë edhe parkingun e bashkisë, për këtë arsye, ai kërkoi kujdes maksimal për të garantuar qëndrueshmërinë e digës, sidomos kur po parashikohen gjashtë kate nëntokë.

Braçe theksoi se problematika bëhet edhe më e madhe, pasi në të njëjtën zonë po ndërtohen një pallat te Art Turbina, një kompleks te Parku Olimpik, si edhe komplekse të tjera.
LEXO EDHE:
Kokainë, municione dhe armë të ftohta në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

“Tirana/ 5-sa. 58 kate këtu poshtë digës së liqenit, ok, është pronë private e do zhvillohet, e kemi pranuar këtë logjike! Më në fund, ferrishtes lënë me minj, qen e mace të ngordhura, gjarpërinj etj i doli i zoti, po e kërkoja prej muajsh e s’u përgjigj kurrë për të pastruar këtë hapësirë. Shqetësimi që kam lidhet me infrastrukturën publike. E para, uji i pijshëm ose uji-Komuna në tërësi dhe kjo zonë, ka pasur probleme këtë verë në furnizimin me ujë, konsumatore që shtohen duhet të shoqërohen me burime ose sasi uji të shtuar që nuk cenon sasinë e ujit që shkon për frymë në banorët e zonës.

E dyta, infrastruktura arsimore- Komuna dhe kjo zonë këtu, nuk ka asnjë çerdhe, ka vetëm një kopsht terësisht i ezauruar, diku pas pallateve të rrugës së Kosovarëve, nuk ka asnjë shkollë 9 vjeçare, nuk ka asnjë gjimnaz, në periferi fare të zonës është 9- vjeçarja ‘Dëshmorët e Lirisë tërësisht plotë dhe i sterezauruar gjimnazi Peteo Nini. E treta, infrastruktura shëndetësore- Komuna dhe kjo zonë nuk kanë asnjë ambulancë, asnjë qendër shëndetësore, ndërkohë që poliklinikën e kanë tek 21 Dhjetori.

E fundit, zona e ndërtimit vjen deri poshtë digës, ka përfshirë dhe parkingun e bashkisë dhe e ndan nga diga rruga; do duhet kujdes i madh për të siguruar qëndrueshmërinë e saj, eleminuar rrezikun e ujërave kur aty do të shkohet 6 kate nën dhe. Besoj që janë shqetësime legjitime. Dua t’u kujtoj se sot në këtë zonë po ndërtohen e janë në faza të ndryshme, një pallat te Art Turbina, një kompleks tek Parku Olimpik, një kullë e lartë mbi 20 kate tek shkolla Kristaq Rama, një kompleks tek Kristali, një tjetër kompleks tek Kika 2. Pra nevoja për infrastrukturë publike është ulëritese’, shkruan Braçe.

Leja për kullën “Tirana Lake” është dhënë me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit më datë 25 qershor 2025. Trualli që zhvillohet përmes këtij projekti është 32 mijë e 450 metër katrorë. Po në këtë zonë, Bashkim Ulaj ka ngritur të tjera kulla me emrin “Lake View”.

Next Post

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara si degë e krimit të organizuar, u kthen trafikantëve pasuritë që u ka bllokuar SPAK, zhdukja e 24 makinave luksoze

“Noka do përfundojë në burg”, avokati: Akuza të rënda për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh

DASH publikon raportin për klimën e biznesit: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme! Përmbush standardet mbi transparencën fiskale dhe detyrimet e borxhit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved