• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kur krimineli gëzon më shumë të drejta se qytetari! Kulla “Ekskpozita Building”, ende pa u koladuar po zhvillon biznesin e saj të parkingut privat pa plotësuar asnjë kriter sigurie apo licencimi

August 18, 2025
in Kryesore, Rekomanduar, Speciale

Në një kohë kur qeveria ka marrë masa drastike për drejtuesit e mjeteve që parkojnë dysh, të cilët rrezikojnë deri në 3 vite burg, me sa duket për bizneset apo ndërtimet e individëve me të kaluar të errët janë treguar dorëlëshuar dhe nuk e vejnë ujin në zjarr kur këta të fundit rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Një nga kullat që po ndërtohet në qendër të Tiranës, e quajtur “Ekspozita Building”, edhe pse është shumë larg përfundimit të objektit, me sa duket i ka hapur dyert për të përfituar nga “humbja e vigjilencës” së organeve ligjzbatuese dhe po bën biznes duke shkelur çdo rregull apo ligj të këtij shteti.

Sipas një investigimi të Ekskluzive.al, prej disa muajsh, në këtë ndërtesë, një nga më të mëdhat, e cila shtrihet përgjatë Bulevardit “Gjergj Fishta”, po funksionon parkingu nëntokësor prej 5 katësh, një nga më gjigandët në kryeqytet. Gazetarët tanë u shprehën se objekti zhvillon aktivitetin e tij a thua se ka mbaruar dhe është kolauduar, madje sikur disponon dhe licencë për ta kryer aktivitetin e saj, sikur ka deklaruar puntorë e të ardhurat, madje paguan dhe detyrimet. Madje në kantier janë dhe të mitur që punojnë dhe për këtë disponojm dhe pamjet.

Duke qenë se ndërtesa është luksoze, përpos çmimeve të apartamenteve, edhe çmimet e parkingut janë pak të kripura, që kapin vlerën e 15 mijë lekë në muaj për automjet, duke ndryshuar nga 10 mijë lekë që ishin disa muaj më parë. Çmimi për parkimin e mjetit, nuk është se po vihet në pikëpyetje, por janë me qindra makina që parkojnë në godinën prej 5 katesh e organizuar për parking, që paguajnë para si tarifë mujore apo me orë, pa ditur se po i rrezikohet jeta.

Në pamundësi për të pasur parking në zonë, banorët por edhe bizneset shkojnë të sigurojnë makinën në kullën, që më shumë se siguri u rrezikon jetën por edhe pronën. Pse u rrezikon jetën dhe pronën?! Për shkak se, godina është e papërfunduar, klientëve që hyjnë e dalin nga kantieri u rrezikohet jeta dhe më pas prona.

Sipas ligjit, një kantier ndërtimi nuk mund të ofroj shërbim pa përfunduar më parë punimet, për shkak të sigurisë së objektit, i cili nuk është ende i kolauduar apo i certifikuar nga bashkia. Madje sipas burimeve të ekskluzive.al, në godinë janë dhe të mitur që punojnë jashtë çdo kriteri apo kusht sigurie.

Si mundet që me dhjetra mjete në ditë, të hynë e dalin nga një kantier ku vendosen apo hiqen tulla, hekura, arkitrarë, vetrata me xhama dhe skela, të cilat nga një moment në tjetrin mund të shkëputen nga godina edhe mund të përfundojnë mbi kokën e klientëve apo çatisë së mjetit të tyre?!

Këtu nuk ka faj kompania por organet ligjzbatuese që flenë gjumë, sepse diku kanë ngrënë një lugë çorbë të prishur, që lejojnë të tilla maskarallëqe të ndodhin ditën për djell dhe në zemër të kryeqytetit.

Çfarë komenti kanë Drejtoria e Hetimit Tatimor, Policia e Shtetit, Krimi Ekonomik, Drejtoria e Pastrimit të Parave, të cilët kanë dal me dorë të hekurt për të sekuestruar mallin e tregtarëve të ndershëm që shesin majdanoz apo çaj mali, e kur vjen puna për këtë skemë të pastër evazioni fiskal disa qindra mijëra euro, fshehje të ardhurash, mos pagimi i detyrimeve dhe mos deklarimit të punonjësve, përpos rreziqeve që u kanosen qytetarëve, nuk u vjen për shtat ta shikojnë?!

Duhet të vdes dikush për këta që të veproj ligji?!

Pasi humb jetën i pafajshmi, ngjallen organet kompetente dhe arrestojnë administratorët e kompanisë, nxehet Kryeministri Edi Rama dhe premton ndryshime dhe ndëshkime, edhe pse shtetarëve të tij, që kanë shpërdoruar detyrën dhe favorizuar pronarët abuziv, duke i lejuar të bëjnë miliona pa deklaruar e paguar asnjë qindarkë, nuk i hyn gjë në këmbë!

Pa përmendur faktin se, për të marrë një licencë në mënyrë që të zhvillohet ky biznes, kompania nuk mund ta siguroj dot atë pa garantuar kushtet minimale të sigurisë dhe kur godina të jetë e përfunduar dhe e kolauduar. Nëse pallati do ishte i përfunduar apo i kolauduar, do ishin banorët të parët, ata që kanë blerë shtëpitë e tyre që do futen të jetojnë… por tani e kanë të pamundur për sa kohë godina s’ka as dyer e as dritare!

Por çfarë bënë pronari i godinës, përmes hapjes së parkingut gjigand, që tani ka nisur të përfitojë shuma të majme parash në të zezë, pra të padeklaruara në asnjë organ, e deri sa të përfundoj objekti, ka siguruar kostot e ndërtimit të disa apartamenteve, pa u shqetësuar për kushtet teknike dhe sigurisë së banorëve apo përdoruesve të parkingut.

Po kush fshihet pas kullës “Ekspozita Building”? Kulla në fjalë është në pronësi e Luan Matës, babait të të shumëpërfolurit Ervin Mata, që u bë i njohur për publikun si i dashuri i Elvana Gjatës dhe përfshirjes së tij në vrasjen e ndodhur në ngjarjen në ish-Bllok, më 4 tetor të vitit 2018.

Në fakt, kjo nuk është e vetmja kullë në Tiranë që zbaton një praktikë tërësisht antiligjore, pothuajse të gjitha kullat në Tiranë ofrojnë parking ende pa përfunduar punimet objekti, kur pallati nuk është aspak gati për të pritur banorë apo për të ofruar shërbim.

Në një kohë kur qytetari bënë burg për një parking dysh, krimi qesh e gajaset edhe pse rrezikon çdo ditë jetën e dhjetra banorëve apo klientëve me kantierin e tyre të ndërtimit, që tragjikisht nesër mund të kthehet në kantierin e vdekjes. Me sa duket në Shqipëri, për ata që na drejtojnë dhe na ruajnë sigurinë dhe shëndetin, më shumë te drejta paska krimineli se sa qytetari!/Ekskluzive.al

Next Post

Detajet tronditëse nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë në Greqi; Po ktheheshin nga një dasmë (zbardhen emrat e viktimave)

"Prova" e Dumanit dhe Dados, lloqe grash fshati dhe lehsash pazari! Zbulohet teksti i plotë qesharak dhe banal i letrës së anonimit “Nesti Angoni” nga i cili nisi procedimi penal ndaj Veliajt

Ushtria europiane brenda Ukrainës? Meloni përplaset me Macron para takimit me Trump: Rusia me 1.3 milionë ushtarë, ne sa do dërgojmë?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved