• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kush është njeriu i Bashës që furnizon SHISH-in me paisje përgjimi dhe …i përgjon

April 25, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Marenglen Shyti, një i afërmi i kreut të PD Lulzim Basha rezulton të jetë personi, që ka furnizuar me paisje përgjime dhe sisteme kompjuterike, Shërbimin Informativ Kombëtar. Shyti ka marrë përsipër dhe servisin e këtyre pasijeve në rast difekti.

Shyti njihet si mik i Lulzim Bashës, madje ky i fundit sapo ka fituar postin e kryebashkiakut të Tiranës në 2011, e ka punësuar për 7 muaj me rradhë në bashki, duke e emëruar Shytin si Drejtor Kabineti. Periudha kur Shyti ka mbajtur këtë post në bashki ka filluar nga 15 shtatori 2011 deri në 16 prill 2012.

Njëherësh Shyti zgjidhet nga kryebashkiaku i atëhershëm dhe si anëtar në bordin drejtues të “Sport Klub Tirana”, por pas disa kohësh rëzulton të jetë shkarkuar dhe zëvendësuar me një person tjetër, të quajtur Etion Kapedani.

Më tej Shyti ka shërbyer dhe si këshilltar i Lulzim Bashës në bashkinë e Tiranës. Nga verifikimet e “Shqiptarja,com”, rezulton se Shyti themelon kompaninë “OpenTech consulting & Services”, kompani e cila ka si objekt të sajin tregtimin e paisjeve teknologjike. Kjo kompani është themeluar në datën 29 janar 2014 dhe Maringlen Shyti, disponon 80 për qind të aksioneve dhe 20 për qind të tjera, i disponon ortaku i tij, shtetasi Ermal Luci.

Gjatë vitit 2014, Shyti ka tentuar të hyjë në disa tendera, por nuk ka mundur të fitojë. Ndërkohë nga verifikimet rezulton se në vitin 2015 Marenglen Shyti dhe ortaku i tij kanë hyrë në tendera të tjerë në institucionet qeveritare. I pari tender nga kjo kompani, është fitur nga institucioni Mbështetje për Shoqërinë Civile, ku sipas një fature financiare të publikuar nga Thesari i Shtetit, kompania “OpenTech consulting & Services”,ka përfituar një shumë fianciare prej 600 mijë lekë të vjetra.

Këto para janë përfituar për përpilimin e disa dokumentave specifike. Ndërkohë në dhjetor të 2015, e njëjta kompani ka fituar një tender nga prefektura e Dibrës, me vlerë 1 milion e 128 mijë lekë të vjetra, para këto që janë shpenzuar për materiale zyre.

Me tej kompania “OpenTech consulting & Services” e mikut të Lulzim Bashës, ka shtrirë aktivitetin e saj duke bashkëpunuar me aparatin qëndror të Shërbimit Informativ Kombëtar. Në një shkresë zyrtare që SHISH i përcolli redaksisë së “Shqiptarja.com”, rezulton se kompania në fjalë në dy vite ka marrë pjesë në tre prokurime publike. Të gjitha këto prokurime janë organizuar nga drejtoria e Teknologjisë dhe Informacionit të SHISH. Sipas këtij institucioni, firma “OpenTech consulting & Services” ka fituar vetëm një nga këto prokurime atë të datës 10 maj 2016.

Ky prokurim ka pasur një fond prej 991 mijë lek të vjetra dhe se kompania e mësipërme e ka paisur Shërbimin Informativ me 15 shirita magnetikë “IBM LTO4” dhe 1 copë “Ultrium Universal Cleaning”. Ndërkohë në një faturë të thesarit të Shtetit, rezulton se për këtë shërbim kompania e Marenglen Shytit, ka marrë 1 milion e 152 mijë lekë të vjetra. Në përgjigjen e tij, SHISH, nuk jep asnjë të dhënë për pjesëmarjen e kësaj kompanie në prokurime sekrete, duke e lënë evazive përgjigjen.

Ndërkohë nga verifikimet e bëra në Thesarin e Shtetit, rezulton se “OpenTech consulting & Services”, një ditë para Vitit të Ri 2016, në 30 dhjetor 2015 ka përfituar nga SHISH 20 milion e 260 mijë lekë të vjetra. Këto para janë arkëtuar, pasi kompania e sipërpërmendur ka furnizuar me disa paisje përgjimi Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror. Kompania e Marenglen Shytit është dhe ajo që bën servisin e këtyre aparaturave.

Nga ana tjetër SHISH, e ka justifikuar këtë prokurim të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë, duke parapërcaktuar fituesin kompaninë “OpenTech consulting & Services”, të mikut të Lulzim Bashës. Sipas SHISH kjo procedurë është kryer duke u mbështetur në VKM nr.17 të datës 21 janar 2000, që lejon SHISH të përdorë fondet e buxhetit për blerje sekrete./ Shqiptarja.com

Next Post

Një pjesë e jetës së ish kampionit te botes ne boks Muhammad Ali

Revista amerikane “Billboard” u dedikon një artikull "special" artisteve të famshme shqiptare

Shifrat zyrtare: Protestat e PD-LSI deri tani u kanë kushtuar 6.4 milon dollarë shqiptarëve dhe miliona larove që paguajnë autobuzët dhe qoftet

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved