1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush fshihet pas manovrave të juristes Zhaklina Petro?! Me kë po lufton Yuri Kim?

December 22, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Autoritetet shqiptare po i afrohen me shpejtësi 31 Dhjetorit, afat i vendosur si limitet nga partnerët ndërkombëtarë për rikthimin në funksion të Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, e kanë përsëritur shpesh kohët e fundit se presin që fundi i vitit 2020 të gjejë Shqipërinë me Gjykatë Kushtetuese në detyrë. Natyrisht, 31 Dhjetori nuk është thjesht një kapricio ambasadorësh. Ky afat kohoro shpreh vendosmërinë e tyre për të bindur autoritetet shqiptare që të shmangin lojërat politike për kontrollin mbi gjyqtarët kushtetues.

Një nga këto lojëra politike po luhet prej të paktën dy muajsh me vonesat në emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, pas vakancës së shpallur nga Presidenti i Republikës. Me emërimin e anëtarit të gjashtë, Kushtetuesja i rikthehet funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore, duke plotësuar edhe pritshmëritë e publik vendas dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Por, duket se shumë fije po luajnë që ngërçi të mos zhbllokohet. Deri më tani, ka një emër të dukshëm që po mundohet të nxjerrë bllof Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Presidentin e Republikës dhe pritshmëritë e Yuri Kim dhe Luigi Soreca.

Ky emër është juristja Zhaklina Peto, e cila ka kandiduar katër herë dhe po kaq herë është rrëzuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për shkak të problemeve me pasurinë. Por, duket qartë që juristja Peto nuk është e vetme në bllokimin e procesit. Fije të ndryshme, natyrisht me sfond politik, janë rreshtuar në krah të saj. Për të kuptuar skemën e bllokimit, e rëndësishme është të sqarohet se si ka qenë ecuria e procesit për emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

Por, juristja Peto ia ka dalë të rikthehet në garë, nëpërmjet disa vendimeve kontraverse të Gjykatës së Apelit Administrativ. Në këtë garë konkuruan 10 aplikantë, nga të cilët u kualifikua vetëm Sonila Bejtja, një profesioniste e diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Milanos, në një prej.fakulteteve më prestigjioze europiane. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vlerësoi maksimalisht juristen Bejtaj me një votim unanim në favor të saj, për kriterin e pasurisë, integritetin personal dhe aftësitë profesionale të juristes Bejtja, kritere të cilat kërkojnë edhe partnerët ndërkombëtarë nga anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Por, ndërkohë që procedura për përzgjedhjen e anëtarit të gjashtë mund të përfundonte shumë shpejt, pasi KED tashmë e kanë një emër që plotëson të gjithë kriteret për të marrë detyrën, kandidatja e skualifikuar, Zhaklina Peto dhe enturazhi pas saj, duket se ka vendosur të bllokojë pritshmëritë e ndërkombëtarëve për rikthimin në funksion në një kohë sa më të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese. Zhaklina Peto, ka kandiduar dy vjet rresht për një vend në Kushtetuese. Peto, një lektore fakulteti, pra me rrogë shteti, është rrëzuar 4 herë nga dy Këshilla të ndyrshëm të Emërimeve në Drejtësi, dy herë në vitin 2019 dhe dy herë në vitin 2020, për shkak se ka rezultuar me fshehje pasurie dhe burime të paligjshme financiare.

E, megjithatë, ajo duket e vendosur të sigurojë kandidimin formal, duke ndjekur rrugën e padive të njëpasnjëshme në Gjykatën Administrative të Apelit. Kjo gjykatë, me shumë mundësi e ndikuar edhe nga fije politike jo fort të padukshme, nëpërmjet disa vendimeve kontraverse, ka detyruar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi që të marrë e rimarrë në shqyrtim kandidaturën e Zhaklina Petos. Në një vendim të Nëntorit 2020, pasi juristja Peto ishte rrëzuar nga KED, Gjykata Administrative e Apelit urdhëroi shfuqizimin e vendimit të skualifikimit, për shkak se nuk ishin respektuar disa aspekte proceduriale të vogla, të cilat nuk ndikonin gjithësesi në rezultatin final. Megjithatë, KED e rimerr në shqyrtim kandidaturën e Petos, plotëson kërkesat e vendimit të gjykatës dhe e skualifikon sërish nga gara.

Peto ankohet sërish në Gjykatë dhe, në Dhjetor 2020, kolegji i Apelit Administrativ, shfuqizon sërish vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin e saj. Kësaj radhe, si shkak për prishjen e vendimit, ishte fakti që KED duhet të ribëjë sërish hetimin pasuror. Ky urdhërim i gjykatës është tërësisht në tejkalim të ligjit, i cili i njeh Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ekskluzivitetin e verifikimit të kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë, vendimi i gjykatës detyron sërish Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të rimarrë në shqyrtim kandidaturën e Zhaklina Petos, duke vonuar në këtë mënyrë pafundësisht plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Në fillim të Dhjetorit 2020, kur fitoi sërish në gjykatë, Zhaklina Peto u shpreh për gazetarët e Top Channel se do të rishihte pozicionin e saj me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, duke krijuar përshtypjen e tërheqjes nga manovrat e saj.

Por, një person, i cili akuzohet për fshehje pasurie, duket se është i pabesueshëm edhe për çështje të tjera, përfshirë edhe deklaratave për largim nga gara. Deri më tani, Peto dhe enturazhi që e mbështet, nëpërmjet manovrave, po mbajnë peng edhe Presidentin e Republikës, i cili duhet të kryejë emërimin e anëtarit të Kushtetueses, si edhe po bllokon vullnetin e mirë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të mbyllur procesin brenda vitit 2020.


        
 
Next Post

‘’Në djall të shkojë...’’! Ministri Klosi rrëfen momentin e tij më të vështirë: Unë u ndjeva jashtëzakonisht shumë keq kur djali im...

IKMT zbarkon në një tjetër zonë, nis operacioni për prishjen e 30 objekteve...në Gjirin e Lalëzit

Një tërmet i fortë godet Italinë, ja informacionet e para

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com