• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kush i vodhi Shqipërisë 23 tonë ar në vitin 1943?! Shënim mbi arin e rezervës së monedhës shqiptare

September 16, 2022
in Histori

Ky dokument i publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka zbuluar të vërtetën e vjedhjes së 23 tonëve ar nga Banka e Shqipërisë.

Data shënonte 16 shtator. Ishte viti 1943 dhe një operacion grabitjeje po organizohej nga pushtuesit nazistë.

Kjo e fundit drejtohej nga majori famëkeq i SS-ve, Herbert Kappler.

Ai shërbeu si shef i policisë gjermane dhe shërbimeve të sigurisë në Romë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sasia e grabitur e arit, sipas DPA-së, përllogaritej të arrinte sasinë e 23 mijë e 408 kilogramëve.

Asetet e çmuara të Shqipërisë u zhvendosën nga kryeqyteti italian drejt “ReichsBank” dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Thuringjisë.

Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të New York-ut.

Bashkëngjitur dokumentit paraqiten shënime mbi arin rezervë të monedhës shqiptare.

Lëvizjet

Me notën e 3 nëntorit të vitit 1943 drejtuar Kryekonsullatës gjermane, qeveria shqiptare kërkoi që ari të depozitohej në Zvicër.

Kjo, nën argumentimin se si shtet neutral, Zvicra do i jepte besimin mbajtësit të kartëmonedhës shqiptare për sigurimin e kundërvlerës përkatëse.

Një javë më pas, Kryekonsullata gjermane tregoi gatishmërinë për të pritur në “ReichsBank” një komision shqiptar.

Në mars 1944, u nis drejt Berlinit komisioni i zgjedhur, i kryesuar prej Vehbi Frashërit dhe me anëtarë ish-drejtuesit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Loro Musani dhe Sandro Bressan.

Në pamundësi për ta çuar në Zvicër, ari mund të depozitohej për ruajtje në “ReichsBank” vetëm në emrin e shtetit shqiptar ose në emër të shtetit dhe të Bankës Kombëtare.

Më 6 prill 1944 ari u depozitua për ruajtje pranë “ReichsBank” në Berlin vetëm në emër të Bankës Kombëtare.

Protokolli u lidh mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, ku përcaktoheshin përgjegjësitë e palëve nënshkruese.

Paris

Konferenca e Reparacionit, thirrur në Paris zgjati nga data 9 nëntor deri më 21 dhjetor të vitit 1945.

Ky ishte forumi i parë ndërqeveritar që trajtoi me rigorozitet të ardhmen e “arit nazist”.

Rezultat i saj do të ishte arritja e një marrëveshjeje mes 18 shteteve, përfshirë Shqipërinë.

Delegacioni shqiptar drejtohej nga diplomati Hysni Kapo.

Qeveritë e Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jugosllavisë, Britanisë dhe 14 shteteve të tjera u dakordësuan që të marrin një shpërndarje të barabartë ndërmjet tyre të totalit të aktiveve.

Kjo, në mënyrë që të vendosej një dëmshpërblim mes agjencive aleate, dhe për të vendosur një procedurë të barabartë për kthimin e arit monetar.

Shqipëria ishte pjesë gjithashtu e rezolutës për dëmshpërblimin nga stoqet ekzistuese dhe prodhimit aktual.

Së dyti, ajo nënshkroi dhe një marrëveshje në lidhje me pronat në Gjermani që i përkasin Kombeve të Bashkuara ose shtetasve të tyre.

Qeveria shqiptare ishte pjesë po ashtu e rezolutës për kostot në lidhje me mallrat e dorëzuara nga Gjermania si dëmshpërblim.

Në përmbyllje, autoritetet shqiptare u përfshinë edhe në rezolutën për pronën e kriminelëve të luftës dhe rekursit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. /Nga Klevis Hoxhaj

Next Post

Specialisti: Të hiqen nga qarkullimi monopatinat elektrike duhet rregullore dhe sinjalistik e veçantë

Pse SHBA i futi në një “thes” Bashën dhe Berishën?!

Me kë dhe si e festoi lideri historik i PS Fatos Nano 70 vjetorin (Foto)

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved