“Kosova po humb mundësi si pasoje e ngërçit politik në vend.”
Ky është qëndrimi i të ngarkuarës me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati. Për mediat lokale ajo tha ndër të tjera tha se kompanitë amerikane kërkojnë stabilitet institucional për të investuar në Kosovë dhe se nëse kjo nuk ndodh bizneset kërkojnë vende të tjera.
“Formimi i një qeverie pas zgjedhjeve është një funksion bazik demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton në humbje të mundësive për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojmë prioritetet tona; një vend pa institucionet bazë dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner te i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht.”- deklaroi ajo.
Tërhoqi kërkesën në Kushtetuese për shkak të një anëtari serb/ Osmani: S’lëmë fatin e Kuvendit të Kosovës në duart e tij, rrezik për sigurinë kombëtare
Diplomatja amerikane ka përmendur veprimet e Qeverisë së Kosores që po i rrezikojnë raportet në mes të dy vendeve.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një marrëdhënie të fortë dhe produktive me Kosovën dhe duan të bashkëpunojnë për çështje që e avancojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal. Kosova duhet t’i sigurojë kushtet në vend që ky partneritet të lulëzojë. Veprimet që ndikojnë negativisht tek qytetarët e Kosovës jo vetëm që i rrezikojnë marrëdhëniet bilaterale të Kosovës, por gjithashtu shkojnë drejtpërdrejt kundër prioriteteve kryesore të Shteteve të Bashkuara në rajon”– deklaroi Pratipatti.