• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Lidhjet e Bashës me milionat e eurove të sekuestruara/ Lulzimi në “ekzil”, Balla depoziton fakte të reja në Prokurori

July 11, 2018
in Debat, Kryesore

Numri dy i Partisë Socialiste ka folur dje nga ambientet e Krimeve të Rënda ku deklaroi se kreu i PD nuk është paraqitur për të dëshmuar për çështjen e 3.4 milionë eurove. Taulant Balla tha se Lulzim Basha ka udhëtuar drejt SHBA-ve, duke iu shmangur kështu dëshmisë.

“Jemi në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku është faza e parë e apelimit gjyqësor nga ana ime kundrejt kësaj shpifje. Kam bërë edhe një kallëzim në prokurori.

Do depozitoj të tjera elemente shtesë që e implikojnë Bashën se kishte dijeni për sasinë e eurove dhe se kam dyshime se ai i njeh porositësit e shpallur në kërkim.” është shprehur Balla.

Sot, kreu i grupit parlamentar të PS, duke qëndruar koherent me deklarat e bëra një ditë më parë ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale.

“Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).”-shkruan Balla në një postim në rrjetin social facebook.

POSTIMI I PLOTË

“Në vijim të transparencës dhe ndershmërisë përballë opinionit publik, sapo kemi depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale.

Jemi të bindur se këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar. Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor.

Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).

Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet t’i mesojmë të sjellin prova para publikut, të turpërohen sic e meritojnë në sallat e gjyqeve dhe të procedohen penalisht kur shkelin ligjin.”

Taulant Balla, Kryetari i grupit parlamentar të PS

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ngritur dy padi për kryetarin e PD-së Lulzim Bashën.

Pas akuzës për “nxjerrje të sekretit hetimor”, Balla ka ngritur edhe një padi për veprën penale të shpifjes tek Krimet e Rënda dhe një kallzim penal tek Prokuroria e Tiranës.

Ky kallëzim vjen pas deklaratave të Bashës në Kuvend më 21 qershor ku u shpreh se është zbuluar një ‘Toyota Yaris’ me 1.5 milionë euro brenda, duke akuzuar Taulant Ballën.

LEXO.AL

Next Post

Ekskluzive/ Departamenti Amerikan i Drejtësisë hetim lobimit 150 mijë USD të PD

Komisari i BE javën e ardhshme në Tiranë, misioni që ka

Rama: Marrëveshje Shqipëri-Greqi do mbyllet me një pakt të ri!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved