• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Lindin “dyshime të arsyeshme” se gjyqtari Pëllumbi nuk merr vendim por lexon vendimin për Veliajn… të shkruajtura nga njerëzit e PD-së

June 10, 2025
in Aktualitet, Debat, Dosja X

Gjyqtari i Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi, në vendimin për mbajtjen në burg të Erion Veliajt, shkruan se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e grupi të strukturuar kriminal, por shton se ky tipar nuk do të merret në konsideratë pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit në caktimin e masës së sigurimit, ku gjykata nuk mund të jetë më e ashpër se sa prokuroria.

kësaj teorie dhe arsyetimi siç duket vazhdon t’i qëndroj me forcë pas me guxim dhe heroizëm plotëson dëshirat e Banit dhe Dumanit duke pritur që Veliaj të kryej vepra tjera penale të provuara me përgjime brënda qelive të paraburgimit të cilat do justifikonin arrestimin duke bërë që dyshimet e arsyeshme të kthehen në prova për sjellje jo etike dhe si i arrestuar agresiv me enturazhin e drejtësisë jashtë.

Imagjinoni kur vetë Engert Pëllumbi thotë se një gjë e tillë nuk mund të merret në konsideratë, pse e shkruan atëherë në vendim e parë të tij? Ç’farë është ky zell për të dalë ‘më katolik se sa Papa’ përtej korrnizës ligjore? Çfarë i duhet Engert Pëllumbit të flasë për grup kriminal kur detyra e tij e parashikuar nga ligji është thjeshtë të vlerësojë ligjshmërinë e masës së sigurisë dhe të mos dalë përtej kërkesës së prokurorisë? Pse e ngatërron masën e sigurisë me gjyqtarin paraprak?

Kësaj shkarje i shtohet edhe ‘argumenti’ se Veliaj duhet të mbahet në burg pasi ka rrezik të arratiset dhe se ka shumë para, thua se kishte pak mundësi Veliaj për t’u arratisur apo të mos kthehej në Shqipëri deri kur çështjes së tij t’i dilte ‘tymi’. Argumenti kryesor i gjyqtarit Pëllumbi është fuqia e Veliajt për të prishur provat për shkak të pushtetit që ka. Edhe sikur të kesh pushtetin e Trampit dhe Putinit, blerjet online nuk zhbëhen, as tenderat e dhënë dhe as fatura, që janë ‘provat’ kryesore të Ols Dados.

Në mbështetje të këtij ‘argumenti’, gjyqtari Pëllumbi liston në vendim disa artikuj mediatikë të printuara nga Ols Dado dhe Safeti i Libofshës, pa bërë asnjë vlerësim se çfarë valence provueshmërie në raport me çështjen kanë këto shkrime, a janë raportime të vërteta apo shpifje, cila është lidhja me Veliajn etj.

Në janar të këtij viti, gjyqtari Engert Pëllumbi legjetimoi lirimin e Sali Berishës nga masa e sigurisë arrest shtëpie edhe me argumentin se jemi para zgjedhjeve dhe se Berisha është kryetar opozite, një arsyetim i çuditshëm që bie ndesh me parimin e barazisë para ligjit dhe që nuk parashikohet në asnjë dispozitë ligjore. Që Berisha të mos qëndronte në arrest shtëpie mund të ketë dhjetëra argumente dhe rrethana, por aspekti politik nuk mund të jetë pjesë e një arsyetimi gjyqësor.

Këto shkarje ngrenë dyshime të forta se vendimin e Engert Pëllumbit mund t’a ketë shkruar shoku i tij i ngushtë, Florian Kalaja, gjyqtar i Apelit të GJKKO. Florian Kalaja është vëllai i Aulon Kalasë, kandidat për deputet i PD në Qarkun e Durrësit. Florian Kalaja, të cilit ish KLD-ja i ka dhënë disa herë vërejtje me shkrim dhe që shumë vendime të tij janë rrëzuar nga gjykatat më të larta, njihet si njeriu më me ndikim tek gjyqtari Engert Pëllumbi, të cilin mediat e Berishës, për t’a kompleksuar, thanë se kishte marrë miliona euro për të liruar Erion Veliajn. Vëllai i Florianit, Auloni është një kritik i Veliajt edhe për shkak të rreshtimit politik.

Ndërkaq, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror, ka paraqitur në Komisionin e Vetingut një raport negativ për Engert Pëllumbin, duke e klasifikuar atë si të papërshtatshëm për të shërbyer në drejtësi. Sipas raportit, Engert Pëllumbi është një person i mundshëm për t’u vënë nën presion nga krimi. Raporti u kundërshtua nga Pëllumbi dhe u rrëzua nga KPK.

Sa i takon aftësive profesionale, KPK-ja konstatoi mangësi në 8 dosjet e analizuara të gjyqtarit, por që sipas Komisionit “nuk përbëjnë shkak për ta konsideruar subjektin të papërshtatshëm dhe marrjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra”.

Engert Pëllumbi figuron në listën e gjyqtarëve të denoncuar nga Saimir Tahiri në vitin 2014, për vendime absurde dhe që betonizonin kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, duke liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda. Në shkurt të vitin 2022, Pëllumbi ishte pjesë e trupit gjykyes, bashkë me shokun e tij Kalanë, që dënoi Saimir Tahirin me 3.5 vite burg.

Next Post

Skandali/ Gjyqtarja që I liroi burrin Argitës, Iliriana Olldashi, i ktheu pasuritë e sekustruara Klement Balilit, SPAK e "noterizoi" vendimin

Zgjatja e hetimeve për Metën, Blushi i "sigurtë": Edhe 600 vite të hetojë SPAK kurrë s'do gjejë një shkelje, çështjen do e çojmë deri në Strasburbg

Rama: Lajme të mira nga fronti i negociatave! Marrim së shpejti lajmin e hapjes së një tjetër grupkapitulli! Kemi nisur punën për samitin e NATO-s

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved