Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet sot në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Përmes një reagimi në facebook, Rama shprehet se është me zemër dhe mendje pranë protestuesve, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje për çlirimtarët.
“LIRIA KA EMËR. Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot, Komandant. LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!”, shkruan Rama.