Pas 4 transferimeve të bujshme, ku synohet dhe një i fundit në mesfushë, te Real Madrid po përgatiten për largimet e nevojshme që duhen bërë brenda kësaj merkatoje. Sipas mediave spanjolle, Xabi Alonso iu ka dhënë drejtuesve të klubit një listë me 5 emra lojtarësh, të cilët nuk i ka në plan për projektin e tij, ndaj ata duhet të largohen.
Me milionat e arkëtuar nga shitja e tyre, Real Madrid mund të bëjë përforcimet e duhura, ky synimi është të nënshkruajë me një mesfushor të klasit botëror, i cili në çdo rast kushton mbi 100 milionë euro. Deri tani janë përmendur emra si Enzo Fernandez, Vitinha, Rodri apo dhe Alexis Mac Allister.
Janë pesë lojtarë në listën e zezë të Xabi Alonsos: Rodrygo Goes, Fran Garcia, David Alaba, Dani Ceballos dhe Brahim Diaz. E ardhmja e të pestëve është në dyshim pasi trajneri beson se performanca e tyre nuk i ka përmbushur pritshmëritë e klubit ose thjesht nuk i përshtaten idesë së tij për futbollin dhe projektin që ai ka në mendje.
Rodrygo, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2028, ka humbur rëndësinë dhe Xabi Alonso do të preferonte të vinte bast për lojtarë që janë më vendimtarë në situatat një-me-një. Fran Garcia pavarësisht se bëri paraqitje të mira në Kupën e Botës për Klube, sërish nuk e ka bindur Alonso-n, aq më tepër pas ardhjes së Alvaro Carreras për krahun e majtë.
David Alaba, i cili më shumë kohë ka kaluar në infermieri sesa në fushë që kur u transferua nga Bayern, po ashtu ka ardhur momenti që austriaku ta mbyllë këtu me mdarilenët. Brahim Diaz dhe Dabi Ceballos, nuk kanë arritur dot asnjëherë të jenë titullarë fiks, ndaj koha e tyre në Madrid ka mbaruar.