• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Lotët e krokodilit plak në Shkodër

April 3, 2025
in Blog

Nga Roland Bejko

E pashë sot Sali Berishën në Shkodër me rastin e përkujtimit të dëshmorëve të vrarë më 2 prill 1991, krim që nuk u zbardh kurrë në këto 34 vjet edhe pse vet zotëria ka qenë disa herë në krye të shtetit, edhe pse në çdo 2 prill si opozitar betohej e stërbetohej, siç u betua se “kriminelët komunistë do merrnin dënimin e merituar” sipas tij, sapo ai të vinte në pushtet. Dhe sapo ai vinte në pushtet, asgjë…

Arben Brocin ndjesë pastë, e kam pas shumë pranë ulëses time natën që u zgjodh komisioni i përkohshëm nismëtar i PD-së së sapokrijuar në dhjetor 1990, në Kinoklubin Studenti, ku mora pjesë si përfaqësues i studentëve të Gjirokastrës.

Duke parë sjelljen që pati Berisha në këto 34 vite ndaj studentëve të Dhjetorit të cilët i luftoi/ përdori/ injoroi/ përjashtoi/ burgosi/ i pengoi me bindje të bënin karrierë politike në nivele të larta, më trazohen zorrët kur shikoj si derdh lotë krokodili ndaj të vdekurve dhjetoristë Azem Hajdari, Arben Broci etj, ndërkohë që ky dinaku plak nuk pati as më të voglin respekt për të ngjashmit e gjallë.

Kësaj i thonë, vdis pa të të dua!

Në thelb, ai ka aq respekt për të vdekurit saç respekton të gjallët e ngjashëm. Pjesa tjetër është teatër politik. Kujtimin e të vrarëve, ai e përdor si retorikë fallco politike ndaj atyre që paskuintave të politikës e pushtetit ndan me ta privilegje në formë pallatesh, resortesh e kullash në mes të Tiranës dhe lartë e poshtë Shqipërisë.

Me siguri të njëjtën gjë do bënte edhe me mua apo shokët e mi studentë e pedagogë sot, po qe se dikush nga ne do ishte vrarë nga sulmet e vullnetarëve të Enverit në 22 shkurtin e 1991 brenda në universitetin e Gjirokastrës. Do vinte në çdo përvjetor të tallte tr*pin me ne, do vendoste një kurorë me lule, do bënte si i pikëlluar, do na quante heronj të demokracisë e pastaj do vazhdonte avazin e vjetër të sharjeve të pasardhësve të atyre që me demek do na vrisnin.

Me ato që i bëri Azemit, Arben Likës, Ridvan Peshkopia, Bardhyl Ukcamaj, Miftar Gjana Shpend Jeshnica Pllumi, Çim Jahjes, Ilir Dizdari, e dhjetra qindra si këta, si dhe ne të tjerëve të shumtë që e mbështetëm në ditë të vështira, por që na shkatërroi me dashje karrierat politike dhe profesionale, duke na zëvendësuar me servilët e vet, kush më bind mua që me Arben Brocin dhe të vrarët e tjerë të 2 prillit, ky hipokrit i pandreqshëm do sillej ndryshe?

Në kohën e tashme, mund të kish ndodhur që ndonjëri prej shkodranëve të vrarë, po të ishte gjallë, të mos pranonte sot të bëhej hije e vetvetes pas Saliut, e të kish guxuar t’i numëronte të vërtetat në sy si ne të tjerët. Çfarë do thoshte Saliu për të?! E imagjinoni dot? “Arben Broci, ky shërbëtor i Edvin Kristaq Ramës”, në rastin më të mirë kjo, se ka edhe më keq se kaq.

Gjithsesi, qoftë i pa harruar kujtimi i dëshmorëve të 2 prillit 1991!

Dritë shpirti aty ku janë!

Respekt për ata studentë e pedagogë të asaj periudhe që mbetën vetvetja, dhe jo shërbëtorë të tiranëve të përjetshëm të pushteteve, që jetojnë vetëm për pushtet, e që pushtetin duan ta trashëgojnë dhe në var si faraonët e Egjiptit.

Next Post

Zbulohet dokumenti sekret i Sali Berishës në vitin 1992

U mor "peng" sot në Lezhë! Dod Gjoka edhe më 2017 u arrestua për gjobëvënie ndaj biznesmenit: 25 mijë euro, ose do të vrasim djalin

Në drekë hamë e pimë, në darkë zihemi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved