• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Lulzim Basha nën “ethe”/ Zbulohet ultimatumi për kreun e PD-së

July 16, 2018
in Debat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po përballet me presion nga aleatët dhe mesa duket reforma zgjedhore do të jetë testi i radhës që kreu i PD do të duhet të kalojë në Shtator. Të prerë në kërkesat e tyre ata thonë se prioriteti i punës së komisionit të reformës zgjedhore duhet të jetë ndryshimi i sistemit elektoral dhe listat e hapura.

“Është e domosdoshme të ndryshohet sistemi, që mund të bëjë përzgjedhje përtej flamurit politk, ose të bëhen lista të hapura, ose një pjesë e zonave të bëhen maxhoritarë, sepse deri më sot shqiptarët votojnë listën që u ofron kryetari”, tha Dashamir Shehi, kreu i LZHK i zgjedhur deputet nga radhët e PD.

Kryetari i PDK, Nard Ndoka, u shpreh: “Kemi një sistem që zhvlerëson votën e shqiptarëve, është një kod zgjedhor antikushtetues, vota nuk ka peshë.  Është imediate që  ne të diskutojmë disa variante”, raporton Klan.

Shehi dhe Ndoka i sugjerojnë kreut të demokratëve të heqë dorë nga pazaret me Partinë Socialiste në kurriz të të vegjëlve.

“PD mban të njëjtin mëkat me PS, e kanë njollosur sistemin tonë zgjedhor, por PD duhet të heqë dorë nga monopoli dhe kontrolli i zgjedhjeve me PS. Kjo është domosdoshmëri që PD ta bëjë këtë hap të guximshëm dhe për Bashën është e rëndësishme që edhe vete është ndryshe nga politikanët që kemi parë më parë,“ shtoi Ndoka.

Dashamir Shehi theksoi: “Ky do ishte revolucion i madh, do kthente demokracinë dhe do krijonte piramidën e vlerave, një elitë politke, sepse vota e popullit do tregonte sa vlen ky. Ndërsa sot elitën e partive e bëjnë kryetarët e partive dhe fatkeqësisht janë bërë një grup servilash që produktivitetin e tyre e tregon kjo politikë”.

E në funksion të një procesi zgjedhor që ofron garanci dhe standarte, aleatët e djathtë shohin edhe depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

“Për ne është shumë i rëndesishëm edhe drejtimi i zgjedhjeve, jo me militantë partiakë, por me njeë trup zgjedhore të depolitizuar. Ka sot me mijëra njerëz që mund ta kryjnë më mirë se politikanët e partive”, vijoi më tej kreu i PDK.

“Kam 20 vjet që e mbështes këtë ide. Sot me këtë trysni që ka politika, që është futur në xhepat e shqiptarëve,  e vetmja mënyrë është që të votojmë elektronikisht, më pas edhe me depolitizim dhe komisione  partiake, të rrinë si vëzhgues nga jashtë”, u shpreh deputeti Shehi.

Sakaq edhe ekspertët e zgjedhjeve e shohin të mundur depolitizimin e komisioneve zgjedhore, nëse partitë politike kanë vullnet për ta reflektuar një ndryshim të tillë në kodin e ri zgjedhor. Madje sipas tyre, kjo nismë mund të aplikohet edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Next Post

Will Smith bën xheloze femrat e gjithë botës, ja dedikimi që i bëri Era Istrefit para 18 milion njerëzve (Foto)

Armenia në vitin 301 pas Krishtit, u bë vendi i parë në botë që miratoi krishterimin?!

A është “e varrosur” Arka e Noesë në malin Ararat, në Turqin e sotme?!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved