• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Malli i shitur kaherë priste një letër nga Greqia

May 5, 2025
in Blog

Nga Frrok Çupi

Malli i shitur kaherë priste një letër nga Greqia

Më në fund letra erdhi. Ndoshta ka ardhur që dje, por sot u hap:

“Unë falënderoj autoritetet e Greqisë që ma sollën këtë letër, dokumentin për gjykatësen Irena Gjoka”. Deklaroi sot, para selisë së SPAK në Tiranë, ish president dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Letra nuk u pa, ashtu si vetë ‘dhurata greke’ në histori është çmuar si ‘e dyshimtë’. Por sipas fjalëve, letra damkos autoritetin e Gjyqtares së Gjykatës Speciale, e cila tani duhet të mbyllë gojën. Aty rrotull nëpër duar të SPAK dhe Gjykatës, ndodhen dosjet me veprat penale të Sali Berishës; dhe ky është malli. Malli, që në fakt është vetë zoti Berisha si ‘autoritet shqiptar’ kaherë po pret ofertën nga Greqia.

Oferta e parë u shfaq përmes Masakrës së Peshkëpisë, prill 1994. Në pikën tonë kufitare, një grup terrorist grek vrau dy ushtarakë: Arsen Gjini dhe Fatmir Shehu. Atëherë presidenti shqiptar veç sa u tremb nga organizata MAVI e Greqisë, dhe ky nisi reagimin por u ul shpejt.

Megjithatë malli priste, duhej oferta tjetër:

Në vitin 1997 presidenti shqiptar thërriti se ‘luftën civile e shkaktuan CIA dhe Greqia!’. Shqipëria ra më shumë nën influenca europiane se greke; ai moment u mbyll pa treg.

Kërcënimet ndaj Kishës Ortodokse dhe vetë kryepeshkopit, u ulën.

Në fillim të vitit 2005 oferta erdhi e lartë, dhe këtë Berisha e pranoi. Në favor të kontratës u vunë lobisti greko- amerikan Nikolas Gage dhe ish shefi i CIA me origjinë greke, George Tenet. Sali Berisha mori pushtetin, u bë kryeministër, edhe pse pa shumicë votash.

Do të duhej t’i falte detin dhe të ‘mos kishte punë’ me Ligjin e Luftës; dy kërkesa. Prova ndaj Berishës, aq sa u shfaq, aq edhe u mbyt në detin e Jugut të vendit tonë. Marrëveshja e detit, sipas së cilës Greqia merrte mbi 500 kilometra katror det nga Shqipëria, ra në vitin 2009.

Sali Berisha u detyrua të shfaqej hapur si ‘njeriu i Greqisë dhe i e vetë Belerit’. Beleri ishte një shqiptar i alternuar në grek, hidraulik nga Himara, i sprovuar në kurset speciale të Qipros. Provën kulmore e kishte arritur në skuadrën për vrasjen e shqiptarëve në Peshkëpi dhe në poshtërimin e simboleve të kombit shqiptar. ‘Ishte i dënuar nga Gjykata. Berisha u tha se ‘unë jam shpallur patriot e nuk dal dot hapur’, por ata nuk e toleruan më. Çmimi i mallit do të ishte Himara, në krye të saj të vihej dhunuesi Beleri.

As kjo nuk u arrit. Nuk u arrit as që BE të pengonte Shqipërinë.

Atëherë, oferta e fundit për mallin shqiptar:

“Të japim një letër për Irena Gjokën!’.

Irena Gjoka është gjyqtare dhe kryesuese në Gjykatën Speciale të Tiranës. Berisha dhe Greqia e quajnë këtë gjykatë si ‘ferri që do të djegë krimet dhe shpirtrat e këqij kundër të kombit shqiptar’. Për këtë arsye e sajuan letrën bash në ditën e gjykimit të Berishës. Letra, sipas këtij, thotë se ‘Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi’.

Kjo është e dyta, pas Ina Ramës, që e kishte shpallur ‘lavire të bulevardit’; kësaj here është Irena Gjoka: ‘Një delikuente e pafytyrë, e pamoralë, e pakarakter e dënuar me burg në vendet fqinje dhe përdorej si skllave nga Edi Rama!. (Deklarata publike fjalë për fjalë e Sali Berishës).

Berisha ishte i detyruar të shpallte se ‘letrën e kam dhuratë nga autoritetet greke’.

Kaq ka rënë tani oferta për mallin Berishë; një copë letër.

Next Post

Edi Rama: Deputeti i kënetës bënte uuu uuu, burrat i thoshin ‘bravo’

Debati në Facebook përfundon në Prokurori - Anduel Xhindi bën kallëzim penal për Belind Këlliçin: Drejtësia të bëjë punën e saj!

Erion Veliaj i “lënë në harresë”? Ja si përgjigjet kryeministri

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved