Personi me maskë që shihni në foto, është Endrit Yzeiraj. Prej 3 ditësh mban postin e zv. Ministrit të Financave, ndërsa përpara 3 viteve, mbante “postin e protestuesit” të indinjuar për shembjen e teatrit.
Ky surrati i mbuluar me maskë në foto, përpara 3 viteve, më 17 maj 2020, nxiti një turmë njerëzish që unë të largohesha nga protesta kundër shembjes së teatrit, m.q.s. atë kohë raportoja për “Top Channel”.
Surrati i mbuluar i Endrit Yzeirajt, që sot është pjesë e kabinetit qeveritar, nuk arrinte të dallonte punën e një gazetari, në pikën e vapës, e që deri në orën 3 të mëngjesit, datën kur teatri u shemb, kishte qenë aty, si individ, i shqetësuar për atë që po ndodhte.
Siç thoshte Jovan Bregu, gjysma e trurit i punon për shifra, gjysmën tjetër e ka asfalt. Por kam dyshime që dhe edhe ajo e shifrave, është asfaltuar.
Ditën kur teatri u shemb, Zv. Ministri i sotshëm nxiti një turmë që atëherë, më kanë shpëtuar kolegët gazetarë dhe operatorë, nga një dajak i lezetshëm në sy të kordonit policor. Arsyeja që kjo ishte gati të ndodhte, ishte për shkak se Yzeiraj, kohë pas kohe, lehte si qen që pas tre vitesh të shpërblehej me post në ministri.
Jam i bindur që surrati me maskë, që sot mban një tjetër maskë, nuk është i mirë me shifrat. Pavarësisht shpërblimit qeveritar, nuk i ka bërë mirë llogaritë. Mendoj se do dështojë…
Zoti zv. Ministër e di shumë mirë seç i kam thënë ca kohë pas ngjarjes së shëmtuar me atë si autor nxitës së dhunës: “Bëj kujdes me gazetarët, mos guxo t’i sulmosh, se janë mbështetje e madhe në një kohë apo në një tjetër, për shumë faktor të terrenit mediatik në Shqipëri”.
Z. Yzeiraj, për fat të keq teatri u shemb, ndërsa ty uroj mos të të shembet kalaja. /Nga ANDI BORA