• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Maturantët ‘priten në besë’! ‘Turi’ s’u hoq nga vlerësimi, dalin përgjigjet e testit të Gjuhë Letërsisë, vetëm 760 maturantë morën 10-të

June 21, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Ditën e sotme ministria e Arsimit ka nxjerrë rezultatet e testit për provimin e Gjuhë Letërsisë për 32126 mijë maturantë. Me notën 10-të janë vlerësuar vetëm 2.45% ose 760 maturantë, ndërsa 3.11% janë mbetësa. Në numrin e vogël të maturantëve që kanë marrë notë maksimale duket se ka ndikuar edhe testi, që u kontestua me protesta.

Ministria e Arsimit premtoi pak ditë më parë se do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar të ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve, por në fund nuk e ka bërë dhe kjo ka kushtëzuar numrin e vogël të maturantëve që morën notën maksimale, por edhe atyre për të kaluar pragun. “Nuk është hequr asnjë pyetje. Ajo ka funksionuar shumë mirë dhe në përputhje me nivelin e vështirësisë që ka pasur” tha një burim për Report Tv nga Qendra e Shërbimit Arsimor.

Por cilat ishin pyetjet që u kontestuan nga maturantët duke u ngritur në protestë? E ndërsa kishin pakënaqësi për testin në tërësi, dy ishin pyetjet kryesore të kontestuara, e famshmja “Çfarë bëri Turi”, që sipas maturantëve ishte subjektive dhe e poezisë së Lasgush Poradecit për nivelin e vështirësisë.

“QSHA vendosi se do të vlerësojë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve” tha ministria e Arsimit në datë 16 qershor, por sot theksoi se nuk është hequr asnjë pyetje.

Po sipas burimeve nga Qendra e Shërbimit Arsimor është përdorur e njëjta shpërndarje pikësh me maturën e 2019, pra 50-60 për të marrë notën kaluese. Sa i përket testeve të tjera, ai i matematikës dhe i lëndëve me zgjedhje, shkoi pa probleme teksa maturantët e cilësuan si të nivelit mesatar.

Next Post

Doktor Kalo-qytetarëve: Mos dëgjoni përrallëzat se COVID-i është pjellë e betejës Rama-Basha! Ja foto e mushkërive të "shkatërruara" nga virusi (Video)

Gjendje e rëndë mendore në Ministrinë e Arsimit

Tirana 2 hapa larg triumfit, 6 pikë për të festuar matematikisht titullin kampion

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved