• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mazhoranca gati t’i japë goditjen e dytë Metës: Teatri diskutohet sot në komision

September 18, 2018
in Aktualitet, Debat

Dekreti i Presidentit Meta për ligjin e teatrit diskutohet sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Ligji shumë i kontestuar nga opozita dhe një pjesë e artistëve, që synon prishjen e godinës aktuale të teatrit dhe ndërtimin e një godine të re, pritet që të amendohet në disa pika.

Pas letrës së dërguar nga BE pak ditë më parë, vetë kreu i Komisionit Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi u shpreh se mazhoranca mund të ndërhyjë në disa pika të ligjit. Por pavarësisht ndërhyrjes edhe ky dekret i Metës, ashtu si dekreti i parë që kishte të bënte me lojërat e fatit, do të rrëzohet nga mazhoranca duke i hapur njëkohësisht rrugë dhe ndërtimit të një tetari të ri.

Por krahas dekretit të presidentit “Për ligjin e teatrit”, në komisionet parlamentare sot pritet që të diskutohen dhe një sërë projektligjesh të tjera. Në komisionin për Politikën e Jashtme dhe atë të Ekonomisë ku do të jetë i ftuar dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, do të diskutohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huasë për projektin e punimeve të autostradës Tiranë-Durrës.

Projekt ky që synon riparimin emergjent të autostradës Tiranë-Durrës. Ndërkohë në Komisionin e Ekonomisë, krahas Gjiknurit do të jetë i ftuar dhe ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj. Por krahas këtij projektligji, në këtë këto dy komisione do të diskutohet gjithashtu dhe projektligji që ka të bëjë me grantin për rehabilitimin e godinave të konvikteve të Qytetit të Studentit si dhe ai për financimin e projektit të sigurisë të digave.

Ndërsa nga ana tjetër, tek Ligjet do të votohet dhe miratohet lista e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Koordinimit dhe Monitorimit. Megjithatë, edhe pse sot do të diskutohen një sërë projektligjesh të rëndësishme, opozita me shumë mundësi do të vijojë të mos marrë pjesë në diskutime./Sot

Next Post

Marrëveshje me shkrim e Bashës me PDIU nxjerr jashtë loje LSI me marrëveshje gojore "alla Monika"!

Basha bënë "trimin" budalla: Ja fut vetes, Berishës dhe Kryemadhit me vetingun në politikë

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Gent Sejko, gjate nje konference shtypi ne Banken e Shqiperise, ku eshte diskutuar per marredheniet Biznes-Banke.	/r/n/r/nGovernor of the Bank of Albania, Gent Sejko, during a press conference at the Bank of Albania.

Prapaskenat e lojës së Gent Sejkos së Metës me euron duke mos ndërhyrënë kohë...për miqtë oligarkë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved