• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për ligjin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ja risitë që sjell

July 22, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Ndonëse mazhoranca u tërhoq nga ligji për mekanizmin zhbllokues në betimin e gjyqtarëve kushtetues, që kishte miratuar më herët, Komisioni i Ligjeve me shumicë votash rrëzoi dje dekretin e presidentit Ilir Meta për betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe atyre të SPAK.

Dekreti “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, u relatua nga deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, ndërsa u paraqit për komisionin nga përfaqësuesja e institucionit të Presidencës, Katrina Treska.

Kjo e fundit paraqiti argumentet për kthimin e ligjit për rishqyrtim në Kuvend, duke theksuar se nenet 2, 4, 5, dhe 8 të ligjit të miratuar nga Kuvendi, bien në kundërshtim me nenet: 7, 42, 116, 140, 145, 147/a dhe 147/d, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Treskës, këto dispozita, të miratuara në mungesë të një konsultimi gjithëpërfshirës, shkelin: parimin e sigurisë juridike; parimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjyqësorit; parimin e hierarkisë së normave kushtetuese dhe rezervën kushtetuese dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Por nga ana tjetër, deputetja Bushka, gjatë relatimit të saj i konsideroi argumentet e sjella nga presidenti si perceptime dhe jo arsyetime të qenësishme për të kundërshtuar një ligj.

Madje, lidhur me pretendimet për shkelje të Kushtetutës në lidhje me ceremoninë e betimit të magjistratëve, Bushka argumentoi se dispozita nuk cënon asnjë parashikim kushtetues. “Kushtetuta në asnjë nen të saj nuk ka parashikuar institutin e betimit të magjistratit dhe aq më pak në organin përpara të cilit mund të bëhet ky betim”, u shpreh relatorja, e cila më pas i propozoi komisionit rrëzimin e dekretit presidencial.

Pas diskutimeve, komisioni votoi për rrëzimin e dekretit në fjalë. Por risia e ndryshimeve në këtë ligj është se gjyqtarët dhe prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar marrin rrogë shtesë për vështirësi në punë, ndërkohë që do të forcohet edhe roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, i cili mund të nisë hetimet apo pezullojë punën e një prokurori apo gjyqtari në rast se ka dyshime të arsyeshme për shkelje të ligjit apo tejkalime kompetencash nga ana e njerëzve të drejtësisë.

Next Post

“Emrin tënd po e përhapim në botë “! Erdogan publikon këngën kushtuar Shën Sofisë: Mesazhi edhe në shqip (Video)

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3 viktima dhe 68 raste të reja

Do frenojmë plakjen??? Shkencëtarët, vetëm një hap larg!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved