• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mbyllen hetimet/ Mashtrimi me tollonat e ‘GULF’, gjykata burg për dy administratorët

July 12, 2018
in Aktualitet

Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata e kryeqytetit ka dhënë masën e “arrestit në burg” në mungesë për shtetasin Alban Aliko me detyrë ish-menaxheri kryesor i kompanisë së naftës “Gulf”. Ky vendim vjen dy muaj pasi prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për skemën e mashtrimit disa milion euro të kompanisë së naftës “Gulf” me shitjen e tollonave të naftës. Veç Alikos, caktimi i masës së “arrestit në burg” është dhënë dhe për shtetasin gjeorgjian Irakli Svanidze, që mbante detyrën e administratorit të kompanisë.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se pas administrimit të shumë kallëzimeve penale dhe verifikimit në teren, pak kohë më parë i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg”, për dy personat e sipërcituar, ndaj të cilëve njësia hetimore “Task-Forcë” po kryen hetime për akuzën e “Mashtrimit më shumë se një herë”. Tashmë dy personat, janë zyrtarisht në kërkim policor, pasi vendimi i gjykatës së Tiranës, i është dërguar policisë për ekzekutim.

MASHTRIMI NDODH BRENDA 4 DITËVE

Sipas prokurorisë mashtrimi i qindra binzeseve dhe qytetarëve të ndryshëm me shitjen e tollonave, ka ndodhur brenda një periudhë katër ditore. Nga verifikimet e bëra prokuroria e Tiranës ka konstatuar se shitja e tollonave të naftës në masë të madhe dhe me çmim tepër të ulët që varionte nga 125 deri në 130 lekë për litër,ka nisur që prej datës 15 prill 2018.

Superoferta e “Gulf” ka vijuar të ekzistojë edhe për katër ditë të tjera, deri në datën 19 prill, kur gjithçka është ndaluar, ku një ditë më vonë shoqëria “Gulf” ka shpallur falimentin në të gjitha pikat e ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar. Në fakt gjithçka duket se ka qënë e inskenuar, pasi jo pa qëllim dhe administratori i kompanisë “Sun Petroleum Albania” që kishte në pronësi karburantet e “Gulf”, në datën 18 prill 2018 ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj firme dhe është larguar jashtë shiqpërisë. Mësohet se brenda afatit 4 ditor në pikat e shitjes së naftës, janë shitur mijëra tollona, ndërkohë ka pasur biznese që kanë porositur deri në 20 milion lekë tollona.

VERIFIKIMI I DEPOZITAVE TË NAFTËS TË ‘GULF’

Mësohet se hetimi i akuzës së kryeqytetit është përqëndruar dhe tek verifikimin e depozitave të naftës që kompania “Gulf” grumbullonte sasinë që importonte nga jashtë. Sipas burimeve këto depozita gjatë periudhës 15 prill deri në 19 prill 2018 kanë qënë bosh.

Sipas tyre “jemi përballë një skeme klasike të mashtrimit”. Kjo pasi menaxheri kryesor i kësaj kompanie Albano Aliko dhe administratori gjeorgjian Irakli Svanidze, kanë shitur tollona nafte në një kohë kur kompania që ata drejtonin nuk kishte gjëndje nafte në depozitat e tyre. Për më tepër prokuroria e Tiranës është duke verifikuar dhe konfliktet e brendshme të kësaj kompanie pasi ka dyshime se përfaqësuesit shqiptarë kanë dashur ti lenë këtë detyrim financiar të akumuluar në vite, përfaqësuesve kryesorë të Gulf-it në SHBA./Elton Qyno

Next Post

Përmasat e korrupsionit, 50% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të korruptuar

VIDEO/ Momenti i rrallë, ajsbergu gjigant shkëputet nga akullnaja

Video që trondit: Nuk tretet, dy muaj pas vdekjes murgu budist akoma buzëqesh

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved