Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas sulmit me bojë në Kuvend.
Ai ironizon teksa sjell në vëmendje punën e tij si piktor, teksa shkruan se me bojërat është rritur.
“Flm për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojrat jam rritur e mësuar?
Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë.
Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria?”, shkruan Rama.