Kombëtarja serbe e futbollit është larguar nga Tirana pa asnjë incident. Paraditen e së dielës ekipi dhe stafi që i shoqëronte kanë lënë hotelin ku po qëndronin në kryeqytetin shqiptar dhe të shoqëruar nga policia e rendit iu drejtuan aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.
Siç mësohet, nuk pati asnjë problem gjatë udhëtimit dhe u skuadra serbe u fut e qetë në aeroport për të udhëtuar drejt Beogradit.
Mbrëmjen e së shtunës Shqipëria dhe Serbia barazuan 0-0 në “Arenën Kombëtare” të Tiranës për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.