• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Më thyhet zemra”! Sakrifikon edhe veten, e pabesueshme ajo që bën ushtaraku amerikan për të nxjerrë nga Kabuli familjen afgane me 26 anëtarë (Video)

August 29, 2021
in Bota

Shumë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Amerikane që kanë shërbyer në Afganistan, po punojnë pa pushim për të nxjerrë kolegët e tyre afganë nga Kabuli.

Ata frikësohen se talebanët do të burgosin ose vrasin përkthyesit dhe familjet e tyre që nuk arrijnë të largohen deri më 31 gusht.

“Unë e shoh si një operacion ushtarak. Sikur jam në terren. Pak gjumë, pak ushqim, shumë mbledhje informacioni dhe pritje,” thotë veterani i ushtrisë amerikane Lou Fraser, i cili çdo ditë angazhohet për një mision – futja e kësaj familjeje 26 anëtarëshe, pothuajse të gjithë gra dhe fëmijë, brenda aeroportit ndërkombëtar të Kabulit.

“Po mundohem të shpëtoj një grup grash e fëmijësh, familjarë të këtyre burrave, për të cilët kam shumë dashuri pas shërbimit të madh që na bënë. Më thyhet zemra”, thotë zoti Fraser.

Burrat të cilët në këtë raportim do t’i identifikojmë me emrat Ali dhe Muhamed, janë ish-përkthyes lufte me të cilët zoti Fraser punoi në Afganistan.

“Si baba, më e rëndësishmja për mua do të ishte që familja ime të arrijë në ShBA”, thotë Aliu.

Veterani Frases i ndihmoi ata të vijnë në ShBA në qershor. Ata kishin bërë plane të fitonin mjaftueshëm para, për të marrë pjesën tjetër të familjes.

Mendonin se kishin kohë. Por Kabuli ra në duart e talebanëve.

“Situata është jashtëzakonisht e vështirë sepse tani marinsat amerikanë dhe talebanët janë 10 metra larg njëri-tjetrit”, thotë zoti Fraser.

Pengesat janë të mëdha

Veterani Fraser thotë se në disa pamje të siguruara nga një mik në Kabul, shihen forcat amerikane duke hedhur granata çorientuese për të mbajtur njerëzit larg portës së aeroportit.

Ata thonë se familjarët telefonojnë të tmerruar, sepse talebanët u trokasin në dyer, duke kërkuar ata që punuan me amerikanët.

Të enjten ndodhi shpërthimi vdekjeprurës pranë aeroportit.

Fraser dhe gruaja e tij përditësojnë vazhdimisht dokumentet e evakuimit dhe kontaktojnë këdo që mund të ndihmojë.

“Unë thjesht shpresoj dhe sigurohem që fotografitë të jenë të qarta, që koordinatat të jenë të sakta, që gjithçka të jetë perfekte, sepse kam frikë se nëse nuk jemi të saktë misioni nuk do të përmbyllet”, thotë bashkëshortja e veteranit Fraser

Tani për tani, ata duhet të presin, me shpresën se dikush do ta shpëtojë këtë familje afgane.

Zëri i Amerikës ka kontaktuar disa zyrtarë ushtarakë në përpjekje për të ndihmuar këtë familje. Ne shpresojmë që ata së shpejti të ribashkohen në Shtetet e Bashkuara./VOA

Next Post

“Europa ka humbur busullën e orientimit”! Edi Rama flet përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim: Ky është shembulli më i qartë i të qenit peng i nacionalizmave në shtëpinë e saj

Murrizi sulmon Mark Markun pas dorëheqjes dhe deputetët e rinj të PD-së: Nuk kanë asnjë kontribut në Partinë Demokratike, pse duhet të ketë spurdhjakë të tillë…?!

Bilanc tragjik! Kosovën Albinit në vendin e parë për vdekshmërinë më të madhe në botë! Vetëm javën e fundit kanë humbur jetën 85 qytetarë nga Delta

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved