• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Mediat e huaja, jehonë pozitive ligjit për kriptomonedhat: Eshtë më i kompletuari në Europë; Shqipëria, epiqendra e re Europiane e teknologjisë ‘blockchain’

June 6, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Teknologjia “blockchain” dhe kriptomonedhat cilësohen sot si revolucioni i Shekullit XXI, teksa në shumë shtete të botës përdorimi i tyre shihet si një trend pozitiv. Në fund të muajit Maj, Shqipëria u bë vendi i tretë në Europë që ka një ligj të posaçëm që rregullon tregun e kritomonedhave, duke e vendosur atë në krye të vendeve që udhëheqin këtë lloj teknologjie, bashkë me Francën dhe Maltën.

Madje, ky ligj, i miratuar nga Parlamenti shqiptar, ka ngjallur një interes të madh në komunitetin ndërkombëtar të kriptomonedhave dhe të apasionuarve pas teknologjisë “blockchain”. Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, që mbulojnë fushën e kriptomonedhave, e kanë vlerësuar me nota shumë pozitive nismën ligjore të Shqipërisë.

Cointelegraph, zëri më serioz në median ndërkombëtare, që mbulon sektorin e kritomonedhave, i bën jehonë miratimit të ligjit shqiptar dhe shkruan në faqen e saj se Shqipëria ka miratuar ligjin më të kompletuar në Europë për kriptomonedhat. Në artikullin e saj, Cointelegraph ndalet gjithashtu në disa aspekte të rëndësishme të ligjit, siç janë rregullimi tërësor i të gjitha llojeve të aseteve virtuale, por gjithashtu edhe tek adresimi i rreziqeve të skemave mashtruese, si dhe parandalimit të pastrimit të parave, për të cilat shprehet se “ligji në fjalë i adreson në mënyrë të përshtatshme, duke parashikuar monitorim të rreptë dhe gjoba të rënda”.

Një tjetër media e rëndësishme në këtë fushë, CoinGeek, thotë se me këtë ligj, Shqipëria synon të kthehet në një “Hub” (epiqendër) Europian të kriptomonedhave dhe teknologjisë “blockchain” në tërësi. Masat e parashikuara në ligj për adresimin e risqeve që vijnë nga përdorimi i këtyre monedhave virtuale, vlerësohen në mënyrë pozitive edhe nga CoinGeek.

Finance Magnates, një medium ndërkombëtar që mbulon çështje financiare, kryesisht të lidhura me tregtinë e titujve, shkruan se të paturit e një mjedisi rregullator të qartë dhe të sigurt do ta bëjë Shqipërinë mjaft tërheqëse në thithjen e investimeve në këtë sektor, dhe kësisoj mund ta shndërrojë atë në epiqendrën e re Europiane të kriptomonedhave.

Më tej, BitFinance shkruan se përmes kësaj pakete ligjore, Shqipëria shndërrohet në vendin me rregullimin më gjithëpërfshirës të kriptomonedhave në të gjithë globin.

Por, ligji shqiptar duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e fqinjëve përtej Adriatikut. Affari Italiani, një nga të përditshmet më të vjetra online të Italisë, shkruan se me këtë ligj Shqipëria është shndërruar në kryeqendrën Europiane të teknologjisë “blockchain” dhe i bën thirrje autoriteteve italiane ta konsiderojnë zbatimin e nje rregullimi ligjor të ngjashëm, në mënyrë që të përftojnë të gjitha benefitet që rrjedhin prej kësaj teknologjie.

Që prej lindjes së Bitcoin në vitin 2009, monedha e parë virtuale e krijuar në “blockchain”, kriptomonedhat janë kthyer në një fenomen global, duke u përqafuar shpejt nga miliona njerëz.

Next Post

Marrëveshje për të mos pasur Reformë

Javës tjetër marrëveshja shkon në Parlament, por aty qendron problemi

Fyerje e obejktit të shenjtë! Kur Lulzim "myslimani" betohej për Kishën e Laçit se Gjiknuri do shkonte pas hekurave (Video)

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved